Rruga evropiane, Baton Haxhiu: Palët politike duhet të pajtohen për të ardhmen e vendit
Komisioneri për Fqinjësinë dhe Zgjerimin në Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi gjatë qëndrimit në Shqipëri tha se nuk ka çelje negociatash nëse palët politike nuk marrin pjesë në Parlament.
Kjo çështje u trajtua mbrëmjen e sotme në emisionin “Shock” në Euronews Albania. Analisti Andi Bushati pohon se Rama ndonëse “vodhi dhe shkatërroi zgjedhjet e 25 prillit”, gjuha e tij dhe ftesa për bashkëpunim që i bën opozitës shkon në linjë me mesazhet që përcillen nga Brukseli.
“Rama është njeriu që masakroi dhe vodhi zgjedhjet dhe thotë se do t’i shtrijmë dorën opozitës. Pra, është në sintoni më mesazhin që i vjen nga Brukseli ndërsa në realitet vepron ndryshe”, tha ai.
Kurse, Baton Haxhiu thotë se çështjet e brendshme të Shqipërisë, përfshirë edhe shqetësimet mbi zgjedhjet lokale apo ato parlamentare, duhet që të zgjidhen nga vetë aktorët politikë dhe jo t’i parashtrojnë para zyrtarëve të lartë të BE-së, siç është bërë deri tani.
“Nuk negociohet për çështjet lokale për Shqipërinë në Europë. Nuk negociohet me njeriun kryesor të BE për zgjedhjet lokale apo të përgjithshme, por i hapet rruga Shqipërisë për rrugën evropiane. Ka ardhur koha që ta zgjedhin Brukselin, që të pajtohen për të ardhmen tonë. Kjo është etike për vendin. Asnjë vend i regjionit nuk e ka sharë vetveten në Bruksel më shumë sesa shqiptarët”, tha ai.
Haxhiu: Marrëveshje me Serbinë për energjinë, ‘Zajednica’ e parë e Kurtit
Bushati: Përjashtimi i Bashës nga protesta, gabim politik i Berishës
Haxhiu: BE përdor liberalizimin e vizave si mjet për t’i bërë presion Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta