“Rrugë e re” për në Britaninë e Madhe, kontrabandistët zbulojnë itinerarin e ri

15 Gusht 2023 | 16:10

Masat e marra nga autoritetet franceze dhe ato britanike për frenimin e emigracionit të paligjshëm nga Shqipëria drejt Britanisë së Madhe nuk e kanë ulur veprimtarinë e grupeve kriminale që organizonin kalimet e paligjshme të shqiptarëve.

Përkundrazi, forcimi i kontrollit në kanalin e La Manshit, ka bërë që kontrabandistët të gjejnë rrugë të tjera alternativa me destinacionin final Britaninë e Madhe.

Gazeta britanike “The Telegraph”, shkruan se itinerari i ri  nis nga Spanja dhe përfundon në Portsmouth ku trafikantët marrin 14 mijë paund për person, 3 fishi I pagesës që merrnin kur rri rrugë kalimi përdorej kanali i La Manshit.

Të interesuarit informohen kryesisht përmes rrjeteve sociale përfshirë tik-tok*-un, duke I njohur me imazhe kamionësh, tragetesh dhe të kryeqytetit britanik, duke përfshirë edhe Syrin e Londrës.

Për rritje të numrit të emigrantëve të paligjshëm që tentojnë të hyjnë në MB nëpërmjet Portsmouth dhe Poole ka raportuar edhe mbikëqyrësi i kufijve dhe imigracionit në Mbretërinë e Bashkuar.

Në 5 muajt e parë të këtij  viti numri i shqiptarëve që kalonin ilegalisht kufirin u ul ndjeshëm, kjo për shkak edhe të një marrëveshje të firmosur mes qeverisë britanike dhe asaj shqiptare për kthimin e emigrantëve ilegal.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Prodhimi i specit mbetet në sera për shkak të mungesës së tregut

Në kulmin e sezonit të prodhimit, serat me spec në fshatin Lum, Cërrik, janë plot, ndërsa tregu pothuajse bosh. Për fermerin Eduart Shermadhi, i cili...
19:30 | 07/07/2026

Rama mbërrin në Ankara, pjesë e darkës zyrtare të samitit të NATO-s (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama mbërriti në pritjen dhe darkën zyrtare të organizuar nga Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, dhe Zonja e Parë, Emine Erdoğan, në...
19:18 | 07/07/2026

23 motoçikleta të reja për Policinë e Shtetit, u blenë me fondet nga pasuritë e konfiskuara të krimit

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, morën pjesë në ceremoninë e prezantimit të 23...
18:56 | 07/07/2026