Rrumbullaku: Arrestohen Julian Meçe dhe Plarent Dervishaj, erdhën nga Emiratet Arabe

14 Gusht 2024 | 11:58

Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit doli këtë të mërkurë në një konferencë për mediat ku mes të tjerave tha se janë arrestuar 2 eksponentë kriminalë, Julian Meçe dhe Plarent Dervishaj.

Gjatë fjalës së tij, Rrumbullaku u shpreh se Jualian Meçe dhe Plarent Dervishaj janë sjellë nga Emiratet e Bashkuara Arabe në Shqipëri përmes aeroportit të Rinasit.

“Policia e Shtetit është partneri më i besueshëm sa i përket luftës kundër krimit të organizuar, organizatave kriminale në një bashkëpunim me SPAK dhe të gjithë prokuroritë. Në kuadrin e informacioneve dhe operacioneve të fshehta policore, Policia e Shtetit ka bërë të mundur arrestimin e 2 eksponentëve të krimit të organizuar në kuadrin e grupit të strukturuar kriminal dhe të organizatave kriminale, Plarent Dervishaj dhe Julian Meçe.

Mund të ju konfirmoj edhe një fakt tjetër për ekzekutimin e një vendimi, Fabio Ballabani, edhe ky pjesë e grupit të strukturuar kriminal, për të cilin bëhet ekzekutimi i vendimit në një vend partner, aktualisht vuan dënimin në një burg”.

I pyetur se kur do të bëhet ekstradimi i tyre Rrumbullaku u përgjigj:

“Ata janë nisur nga aeroporti i Rinasit për në dhomat e sigurisë së Drejtorisë së Policisë Tiranë. Kanë ardhur nga Emiratet e Bashkuara Arabe”.

Plarent Dervishaj, Julian Mecaj akuzohen si të përfshirë në atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoj, ku mbeti i vrarë shoferi i tij, Andi Maloku.

I pyetur në lidhje me informacionet për lirimin e Durim Bamit nga burgu në Dubai, Rrumbullaku është shprehur se ka një ndryshim të masës së sigurisë, por jo lirim të tij.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026