Rrumbullaku-shefave të policisë: Do mbani përgjegjësi për shkeljet e punonjësve
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku ka mbledhur strukturat vendore të 12 qarqeve të vendit.
Gjatë këtij takimi, kryepolici ka dhën disa porosi, kryesisht ka kërkuar rritje të shërbimit të policisë gjatë sezonit turistik.
Për çdo shkelje që do të bëhet nga punonjësit e policisë do të jetë përgjegjësi edhe e drejtuesit të qarkut përkatës.
Sa i përket gjobave, kryepolici Rrumbullaku është shprehur se policia nuk është strukturë vetëm për të vendosur gjoba, por ka mision rritjen e sigurisë.
“Çdo shkelje e etikës nga punonjësit e policisë, në kontakt me turistët, nuk do të trajtohet vetëm si përgjegjësi individuale, por edhe si përgjegjësi e drejtuesve përkatës. Policia e Shtetit nuk është një strukturë për vendosjen e gjobave dhe mbledhjen e tyre, por është në shërbim të qytetarëve, vendas dhe të huaj, duke dëshmuar etikë dhe profesionalizëm. Këshillimi dhe ndihma për qytetarët duhet të jenë parësore në punën e punonjësit të policisë”, ka thënë Rrumbullaku.
Gjithashtu, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit u kërkoi drejtuesve të policisë vendore që të marrin masa për parandalimin dhe luftimin e krimit, me fokus të veçantë luftimin e kultivimit të bimëve narkotike dhe prioritizimin e drejtësisë për personat e kërkuar.
Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 punonjës të OSHEE-së (VIDEO)
Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë: Kërkoj shkarkimin e menjëhershëm të ministres serbe
Sekuestrohen pasuri me vlerë 420 mijë euro në Tiranë, goditet trafikimi i drogës
- 12:28 Vrasja e Martin Canit, Apeli lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Përlleshajn
- 12:25 SHBA sulmon gjatë natës dy provinca në juglindje të Iranit, lëshuan 13 raketa
- 12:17 Spanja dhe Gjibraltari festojnë rënien e gardhit kufitar pas nënshkrimit të ‘marrëveshjes historike’
- 12:13 Mbi 140 tifozë të arrestuar në Paris pas gjysmëfinales së Kupës së Botës Francë-Spanjë
- 11:57 Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë
- 11:53 Ekonomia e Kinës humbet ritmin, Pekini përballet me sfida të reja! Nuk arrin objektivin