Rubin: S’kam informacione që lidhin Thaçin ose Krasniqin me ekzekutime

15 Shtator 2025 | 16:30

Ish-ndihmëssekretari amerikan i Shtetit, James Rubin tha se nuk kanë gjetur asnjë informacion që lidhet me pretendimet për ekzekutime dhe vrasje të Hashim Thaçit dhe Jakup Krasniqit.

Në Dhomat e Specializuara në Hagë kanë vazhduar pyetjet e avokates së Jakup Krasniqit, Venkateswari Alagendra.

James Rubin, i cili e ka nisur dëshminë e tij që nga mëngjesi, ka thënë se gjatë hetimeve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, nuk kanë gjetur asnjë të dhënë për pretendimet për vrasje të ndonjë nga drejtuesit e UÇK-së.

“Ne nuk kemi gjetur asnjë të dhënë, asnjë provë, asnjë informacion që lidhte pretendime të tilla për ekzekutime dhe për vrasje me udhëheqës të tillë, as me zotëri Krasniqi, as me zotëri Thaçi. Rreth 25 vite pasi janë larguar nga qeveria kam pyetur të gjithë ata që mund të kishin pasur informacion lidhur me këtë pretendim dhe jo vetëm në vitin 2000, por edhe dekada më vonë kur miq dhe shokë të mi kishin mundësi që të më japin informacione, asnjëherë nuk më kanë dhënë të dhëna ose informacione që bëjnë lidhjen e këtyre pretendimeve me ndonjë nga drejtuesit e UÇK-së”, deklaroi Rubin.

Ai u pyet edhe lidhur me një intervistë që kishte dhënë më parë, ku Rubin kishte folur për kërcënimet e mëdha dhe se si “Rusia ka përdorur dezinformimin ose keqinformimin nëpër gjithë botën”.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklartatës skandaloze për spastrim etnik

Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ia ka ndaluar përherë hyrjen apo kalimin nëpër vend ministres serbe Snezhana Paunoviq, pasi ajo tha ditë...
21:31 | 14/07/2026

Deklaratat për spastrimin etnik të Kosovës, eurodeputeti italian Gozi thirrje Vuçiçit: Shkarko ministren Paunoviç

Eurodeputeti italian, i cili përfaqëson Francën në Parlamentin Evropian, Sandro Gozi, i ka cilësuar skandaloze deklaratat e ministres së Qeverisë së Serbisë, Snezhana Paunoviç, e...
17:09 | 14/07/2026

Haxhiu dekreton Zejnullah Gashin për Kryeprokuror Shteti

Një ditë pas nominimit, Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu ka takuar të martën Zejnullah Gashin për t’ia dorëzuar dekretin për Kryeprokuror...
16:45 | 14/07/2026