Rubio: Është arritur përparim në negociatat me Iranin
Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, tha të enjten se është bërë përparim në negociatat me Iranin, por nuk pranoi të jepte detaje se me kë ka pasur diskutime.
“Ka vende ndërmjetëse që po përcjellin mesazhe dhe është bërë përparim – është bërë një përparim konkret”, tha Rubio pak para se të nisej për në një takim të ministrave të jashtëm të G7 në Francë.
Ai shtoi se negociatat janë një proces i vazhdueshëm dhe fluid. I dërguari special Steve Witkoff konfirmoi më herët sot në takimin e kabinetit të Presidentit Donald Trump se SHBA-të kanë negociuar me Iranin përmes kanaleve diplomatike me Pakistanin.
Kur u pyet nëse do t’u kërkonte vendeve të tjera të G7-ës të ndihmonin në rihapjen e Ngushticës së Hormuzit, Rubio tha se është në interesin e tyre të ndihmojnë.
“Vendet e tjera marrin shumë më tepër karburant nga atje sesa ne”, shtoi Rubio.
“Nuk jam aty për t’i bërë të lumtur. Unë shkoj mirë me të gjithë në një nivel personal dhe punojmë me ato qeveri me shumë kujdes, por njerëzit që jam i interesuar t’i bëj të lumtur janë njerëzit e Shteteve të Bashkuara”, shtoi ai.
Spanja drejt ndalimit të duhanit dhe cigareve elektronike në plazhe e ambiente publike, drafti shkon në Kuvend
“Sfiduan” paralajmërimin e Iranit, Bullgaria miraton vendosjen e avionëve ushtarakë amerikanë në bazën e Bezmerit
Irani paralajmëron Bullgarinë: Nëse lejoni SHBA-në të përdorë bazat tuaja, do të jeni bashkëfajtorë në krime lufte
- 22:29 “Shkodra pret më shumë turistë këtë vit”, gazetari: Rritje deri në 25% e vizitorëve
- 22:12 “Himara thyen pritshmëritë turistike”, kryebashkiaku Tavo: Fluksi i vizitorëve është rritur me 30% krahasuar me vitin e kaluar
- 22:02 Turizmi në Vlorë, gazetari: Protestat nuk ndikuan te pushuesit, Sazani dhe Karaburuni vijojnë me fluks
- 21:57 Eksperti i ekonomisë: Numri i turistëve mbetet pozitiv, sfida kryesore janë kostot e larta
- 21:44 Stuhia e papritur godet Vlorën, pushuesit largohen me nxitim nga plazhi (VIDEO)
- 21:04 Moti i keq godet Kosovën, humb jetën 61-vjeçari pasi rrëshqiti në ballkonin e shtëpisë! Plagosen 2 të tjerë