Rubla ruse forcohet kundrejt dollarit amerikan
Monedha kombëtare e Rusisë u forcua këtë të hënë, pasi në kursin e këmbimit, një dollar amerikan tu shkëmbye me rreth 74 rubla.
Sipas agjencisë së lajmeve Reuters, kjo ndodhi për shkak të detyrimeve dhe taksave që kompanitë e huaja duhet t’i paguajnë këtë javë shtetit rus.
Mëngjesin e sotëm, rubla ishte 2.2% më e fortë në kursin e këmbimit, pasi dollari amerikan u shkëmbye me 73.80 rubla dhe arriti nivelin e njëjtë para se Rusia të kryente agresionin ushtarak në Ukrainë.
Megjithatë, sanksionet e vendosura nga vendet perëndimore kanë kufizuar lëvizjet dhe transfertat në rubla.
Në total, shuma që kompanitë duhet të paguajnë taksa për këtë muaj, është 3 trilion rubla ose 40.25 miliardë dollarë.
Rritja e taksave mund ta forcojë edhe më tej rublën, por një ulje e pritshme e normës nga Banka Qendrore në vend të premten mund të zbehë optimizmin.
Presidenti rus, Vladimir Putin ka deklaruar se se kontratat e shitjes së gazit rus për vendet perëndimore do të ndërpriten nëse pagesat nuk bëhen në rubla.
LEXONI GJITHASHTU
Regjistri i bizneseve numëron 250 mijë njësi në vitin 2025, gati gjysma fermerë
Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve
Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
- 22:39 Italia drejt energjisë bërthamore, Dhoma e Deputetëve miraton ligjin, reaktorët e parë gati në vitet 2034-2035
- 22:37 Zelensky: Ju nuk do ta keni Donetskun, dhe ne do të jemi të pavarur
- 22:36 Putin: Një armëpushim nuk është i nevojshëm për negociatat e paqes
- 22:35 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 22:23 Protestuesit marshojnë drejt Sheshit “Skënderbej”, gazetari: U dëgjua për herë të parë thirrja “Rama bashkohu me Veliajn”
- 22:21 “Më shkroi drejtoresha e CNN para se të hyja në studio”, Auron Tare zbulon mesazhin