Rubla ruse zhvlerësohet në nivel rekord
Lufta Rusi-Ukrainë ka nisur të japë efektet e saj në ekonomi. Monedha kombëtare ruse është zhvlerësuar në nivele rekord.
Në kursin e këmbimit Rubla ra me 30% ndaj dollarit amerikan, pasi vendet perëndimore ndërmorën sanksione ndaj Rusisë. Disa banka u ndaluan të përdorin sistemin e pagesave ndërkombëtare Swift.
Njoftimi për sanksione ka ngjallur frikë te rusët, të cilët janë parë në radhë të gjata në fundjavë, duke pritur për të tërhequr para dhe për t’i shkëmbyer rublat.
Investitorët u dyndën drejt monedhave të sigurta, duke përfshirë dollarin amerikan dhe jenin, pasi presidenti rus Vladimir Putin vuri në gatishmëri të lartë forcat e armatosura bërthamore.
SHBA dhe Bashkimi Evropian kanë njoftuar sanksione të paprecedentë gjatë fundjavës.
Këto masa kanë synuar bankën qendrore ruse, e cila ka ndërhyrë për të mbështetur vlerën e Rublës pas urdhrit të Vladimir Putin për të pushtuar Ukrainën.
Bankat e mëdha ruse si Sberbank dhe VTB Bank kanë siguruar klientët e tyre se do të jenë në gjendje të hyjnë në depozitat e tyre në Rubla dhe të bëjnë shkëmbime në valuta të huaja si dollarë dhe euro.
LEXONI GJITHASHTU:
“Kemi një armik të ri”, Rama: Do përfshihen shkollat në parandalimin e zjarreve
Droni rus godet një ndërtesë banimi në Kiev
Rusia kryen një valë sulmesh ajrore ndaj Kievit, si reagoi mbrojtja ukrainase
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta