Rumania do të dërgojë forca shtesë për t’i ardhur në ndihmë KFOR 

4 Tetor 2023 | 14:33

Rumania do të dërgojnë forca shtesë për t’i ardhur në ndihmë KFOR në Kosovë, tha ambasadori rumun në NATO, Dan Neculaescu.

“Pas vendimit të fundit të NATO-s, Rumania do të dërgojë një kontigjent shtesë në KFOR. Forcat tona do të kontribuojnë më tej për një mjedis të sigurt në Ballkanin Perëndimor,” shkroi Neculaescu në rrjetin social ‘X’.

Sipas tij, Deti i Zi dhe Ballkani Perëndimor janë të një rëndësie strategjike, ndaj NATO duhet të “mbajë një fokus të fortë në këto rajone”.

Britania njoftoi javën e kaluar se do të vendoste rreth 600 trupa për të përforcuar KFOR-in.

Vendimi i NATO-s për dërgimin e trupave shtesë në Kosovë pasoi ngjarjet në Banjskë më 24 shtator, kur një polic në Kosovë dhe tre sulmues serbë mbetën të vrarë.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Merz do të propozojë Steffen Bilger si ministër të ri të transportit

Kancelari gjerman Friedrich Merz do të propozojë që drejtori konservator parlamentar Steffen Bilger të zëvendësojë Patrick Schnieder si ministër i transportit, si pjesë e një...
20:40 | 26/07/2026

Mali i Olimpit shtohet në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s

UNESCO ka përfshirë malin Olimp të Greqisë në Listën e Trashëgimisë Botërore, duke njohur malin më të lartë të vendit për vlerën e tij të...
19:38 | 26/07/2026

Ushtria izraelite: Kemi vrarë një komandant të Hamasit gjatë sulmeve në Gaza

Ushtria izraelite ka njoftuar se ka vrarë një komandant të Hamasit në një sulm në Gazën qendrore të shtunën. Ushtria e identifikoi atë si Hamam...
19:18 | 26/07/2026