‘Rusëve u është sekuestruar dron’, gazetari: Kishin informacione për uzinën
Gazetari Lavdërim Lita thotë se dy shtetasve rusë dhe shtetases ukrainase, u është sekuestruar nga Antiterrori, një dron me të cilin bënin foto te uzina ushtarake e Gramshit.
Në një intervistë për “Euronews Albania”, Lita u shpreh se ata kanë pasur informacione të sakta në lidhje me uzinën.
“Ata kanë pasur edhe një dron me të cilin kanë filmuar. Është sekuestruar nga Antiterrori. Ata kanë pasur njohuri të sakta për veprimtarinë e kësaj uzine, e cila së fundmi përveç demontimit dhe riparimit të armëve shqiptare, prodhon dhe municione të armëve të NATO-s. Këto janë me interes për palën ruse sepse një pjesë emadhe e armatimit shqiptar ka shkuar drejt Ukranës, si pjesë e ndihmës ushtarake”, theksoi gazetari.
Incidenti në Uzinën e Gramshit, ka ndodhur rreth orës 17:40 pasi roja ka vënë re lëvizje të dyshimta rreth objektit, pasi një nga shtetasit rusë ka hyrë brenda territorit dhe ka tentuar të bëjë fotografi.
Të dy efektivët kanë zbatuar rregullat ushtarake me qëllim ndalimin e personit, duke i bërë fillimisht thirrje të ndalojë, por ai është kundërpërgjigjur duke përdoruar spray neoparalizues.
Menjëherë pas njoftimit policia ka bërë shoqërimin e shtetasit rus, M. Z., 24 vjeç. Shërbimet e Policisë bënë të mundur që në afërsi të kësaj zone të konstatojnë dhe të bllokojnë automjetin tip “Chevrolet”, me të cilin udhëtonin shtetasja ruse S.T. 33 vjeçe dhe shtetasi ukrainas F. A., 25 vjec.
LEXONI GJITHASHTU
Nisin homazhet për policin e vrarë në krye të detyrës, kolegët në lot. 34-vjeçari do prehet në vendlindje
Aksidenti me vdekje në aksin Kardhiq-Delvinë, identifikohen të plagosurit dhe viktima (EMRAT)
Pjesë e grupeve kriminale, ekstradohen në Shqipëri 6 shtetas të kapur në Dubai (EMRAT)
- 10:08 Sulmi me dron në Kiev, shkon në katër numri i viktimave
- 10:05 Ambasada amerikane: SHBA po detyrohet ta rishqyrtojë rolin e vet në Bosnje
- 09:54 Nisin homazhet për policin e vrarë në krye të detyrës, kolegët në lot. 34-vjeçari do prehet në vendlindje
- 09:53 Aksidenti me vdekje në aksin Kardhiq-Delvinë, identifikohen të plagosurit dhe viktima (EMRAT)
- 09:37 Me 7 milionë fuçi naftë në bord, 4 cisterna iraniane kalojnë Ngushticën e Hormuzit pavarësisht bllokadës amerikane
- 09:35 Pjesë e grupeve kriminale, ekstradohen në Shqipëri 6 shtetas të kapur në Dubai (EMRAT)