Rusia akuzon Ukrainën dhe SHBA-të për vrasjen e fëmijëve në Donbas
Agjencia ruse e lajmeve, RIA Novosti ka raportuar për një video, sipas së cilës dyshohet se disa fëmijë në rajonin e Donbasit janë vrarë nga forcat ukrainase.
Kjo video është paraqitur nga disa aktivistë të cilët e kanë projektuar në muret e ambasadës amerikane në Moskë, ku thuhej se ushtria e SHBA-ve është përgjegjëse për fëmijët e vrarë, shkruan The Guardian.
Ata donin t’i kujtonin komunitetit botëror në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve, se Shtëpia e Bardhë ka financuar autoritetet ukrainase për shumë vite.
Ndërsa, ndërtesën e Gazprom në Moskë është vendosur simboli “Z” në mbështetje të pushtimit rus të Ukrainës.
Në një deklaratë të bërë më herët gjatë ditës së sotme, zyra e prokurorit të përgjithshëm ukrainas ka thënë se të paktën 243 fëmijë kanë vdekur dhe 446 të tjerë janë plagosur në Ukrainë që nga 24 shkurti.
LEXONI GJITHASHTU
Finlanda kufizon përkohësisht trafikun ajror dhe detar, shkak kërcënimi nga dronët
I nxehti rrit rrezikun për depresion, 1 në 6 persona përballet me probleme të shëndetit mendor
Ndotja e ajrit nga zjarret, Trump kërcënon Kanadanë me tarifa të reja doganore
- 18:16 Finlanda kufizon përkohësisht trafikun ajror dhe detar, shkak kërcënimi nga dronët
- 18:01 Atentati ndaj 50-vjeçarit në Sarandë, gjendet një motor i braktisur buzë detit. Dyshohet se u përket autorëve
- 17:41 Korça, qendra e muzikës frymore! Mbi 200 artistë në AIR FEST-LULUFEST
- 17:35 Shijet autentike dhe recetat tradicionale promovojnë identitetin kulinar të Elbasanit
- 17:20 Finalja e Botërorit, paralajmërojnë kardiologët: Kujdes nga stresi për zemrën
- 17:14 I nxehti rrit rrezikun për depresion, 1 në 6 persona përballet me probleme të shëndetit mendor