Rusia bombardon Kharkivin, Zelenski: Do të hakmerremi

18 Gusht 2022 | 08:48

Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski ka dënuar sulmin e fundit të forcave ruse në Kharkiv, ku guvenratori i qytetit tha se 6 persona kanë vdekur dhe 16 të tjerë janë plagosur pas bombardimit të një blloku banesash.

Sipas Zelenskit, një ndërtesë ishte shkatërruar totalisht dhe tha se ky sulm nuk kishte justifikim, shkruan Al Jazeera.

“Nuk do të falim, do të hakmerremi”, shkroi presidenti ukrainas në aplikacionin Telegram.

Ekipi mediatik i Zelenskit ndau pamjet e pasojave të sulmit, duke treguar shërbimet e urgjencës të mbledhura jashtë ndërtesës në flakë.

Këtë të enjte, Zelenski do të takohet në Lviv me Sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres dhe Presidentin e Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Sulmi rus vret të paktën katër persona, Zelenskyy kërkon presion më të madh ndaj Moskës

Një sulm i natës me bomba nga Rusia goditi qytetin verilindor ukrainas të Sumyt, ku njëra prej bombave ra pranë një ndërtese banimi. Të paktën...
12:37 | 04/07/2026

Mijëra persona protestojnë në Gjermani kundër partisë së ekstremit të djathtë, AfD

Mijëra persona dolën në protestë Erfurt të shtunën dhe bllokuan rrugët që të çonin në konferencën vjetore të AfD-së përpara zgjedhjeve rajonale që mund ta...
12:20 | 04/07/2026

Gjermania zhvillon bisedime urgjente me ambasadorin kinez lidhur me raportin se Kina po stërvit ushtarë rusë

Gjermania kërkoi bisedime urgjente me ambasadorin kinez lidhur me raportet se Kina po stërvit ushtarë rusë, tha një zëdhënës i ministrisë së jashtme, duke konfirmuar...
10:56 | 04/07/2026