Rusia braktis Ishullin e Gjarprit, Kievi: U zmbrapsën nga rezistenca
Ditën e enjte Rusia tërhoqi trupat e saj nga ishulli strategjik në detin e Zi, pas sulmeve të pandalshme të palës ukrainase.
Ministria ruse e Mbrojtjes deklaroi se po i tërhiqte forcat nga Ishulli i Gjarprit si shenjë e vullnetit të mirë, por Kievi zyrtar nënvizoi se largimi erdhi pas sulmeve me raketa të ushtrisë ukrainase.
“Kjo i tregon botës se Federata Ruse nuk po i pengon përpjekjet e OKB-së për të hapur një korridor humanitar për eksportin e produkteve të agrikulturës nga territori ukrainas. Ky vendim nuk do t’i lejojë më Kievit të spekulojë mbi këtë çështje, duke bërë përgjegjëse për paaftësinë për të eksportuar drithërat kontrollin total të pjesës veri-perëndimore të detit të Zi nga Rusia”, tha Igor Konashenkov, zëdhënës i Ministrisë ruse të Mbrojtjes.
Rusia mori nën kontroll ishullin që ndodhet përgjatë një aksi të rëndësishëm detar në fillim të luftës, në përpjekje për ta përdorur atë si bazë për të sulmuar Odesën.
Por ishulli u kthye në mishërim të rezistencës ukrainase, e cila refuzoi thirrjet për t’u dorëzuar dhe po ashtu kërcënimet se do të përballej me bombardime. Qëndresa e trupave vendase u vlerësua edhe nga kryeministri britanik Boris Johnson.
“Nëse donit prova për aftësinë e ukrainasve për të kundërsulmuar dhe për të zmbrapsur rusët, atëherë shikoni se çfarë ndodhi sot në Ishullin e Gjarprit, ku Rusisë iu desh sërish të lëshonte terren. Në fund do të rezultojë e pamundur për Putin të mbajë nën kontroll një vend që nuk e pranon regjimin e tij”, u shpreh Boris Johnson, kryeministër i Britanisë së Madhe.
LEXONI GJITHASHTU:
Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin
Franca dhe Gjermania zgjerojnë partneritetin mbrojtës, ndërsa Evropa kërkon më shumë autonomi ushtarake
Zjarr masiv në Norvegji, digjen 50 banesa (VIDEO)
- 22:24 Berisha për deklaratat e ministres serbe: Ndjesa e një monstre, përsëris kërkesën për shpalljen e saj ‘non grata’
- 22:16 Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS
- 21:55 Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin
- 21:45 “PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar
- 21:28 Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti
- 21:08 Kanosën gazetarin në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, procedohen penalisht dy persona