Rusia del nga Këshilli i Europës
Rusia vendosi të martën të largohet nga Këshilli i Europës, duke i paraprirë një përjashtimi të mundshëmn nga vetë organizata më e madhe e kontinentit për mbrojtjen e të drejtave të njeriut.
Kjo është hera e dytë që një shtet braktis KiE, ndërsa precedentin e ka vendosur Greqia në 1969 pas grushtit të shtetit të një grupi të armatosur që mori pushtetin në vend.
Edhe pse lëvizja konsiderohet kryesisht si simbolike, vendimi për t’u larguar nga organizata vetëm disa orë para se kjo e fundit të vendosë mbi fatin e Rusisë si vend anëtar, pritet të sjellë edhe një sërë pasojash të prekshme.
Rusia dhe rusët nuk do të mund të citojnë më Konventën e të Drejtave të Njeriut, ndërsa qytetarët nuk do të kenë mundësi të padisin qeverinë e tyre në Gjykatën Europianë të të Drejtave të Njeriut.
Sipas një projekt-rezolute, Asambleja e KiE do i kërkonte Rusisë të largohej me pretendimin ‘Në shtëpinë e përbashkët europiane, nuk ka vend për agresorë’.
Këshilli i Europës ka pezulluar anëtarësimin e Rusisë që më 25 shkurt, një ditë pas pushtimit të Ukrainës.
Muajin e shkuar, Moska e cilësoi vendimin si “të padrejtë”, megjithatë nuk ngurroi ta shihte si një lëvizje për t’i thënë njëherë e mirë lamtumirë organizatës.
Këshilli i Europës u themelua në 1949, ndërsa Rusia është anëtarësuar në 1996.
“Kemi një armik të ri”, Rama: Do përfshihen shkollat në parandalimin e zjarreve
Droni rus godet një ndërtesë banimi në Kiev
Rusia kryen një valë sulmesh ajrore ndaj Kievit, si reagoi mbrojtja ukrainase
- 22:51 Rama publikon foto nga protesta dhe “Fan Zone”: Live nga kryeqyteti i Europës së Ballkanit
- 22:14 “Nuk ështe protestë, është lëvizje shoqërore”, Qiraxhi: Studentët u ngritën në ’90-ën, sistemi ra…
- 22:13 Polonia: Raketat Patriot për Ukrainën u dërguan me kërkesë të NATO-s dhe SHBA-së
- 22:10 Rekord abstenimi në Algjeri, qytetarët nuk dalin fare në votime
- 22:02 SHBA sekuestron mbi 600 dronë pranë stadiumeve të Kupës së Botës
- 22:02 Rubio: Vendim i drejtë nga FIFA për heqjen e pezullimit për Balogun