Rusia dërgon instruktorë ushtarakë në Niger

12 Prill 2024 | 13:33

Rusia ka dërguar instruktorë ushtarakë në Niger, raportoi të enjten televizioni shtetëror i Nigerit, RTN.

Sipas RTN-së, instruktorët ushtarakë rusë mbërritën me një avion të mbushur me pajisje ushtarake, në bazë të një marrëveshjeje mes juntës dhe presidentit rus, Vladimir Putin, për ta rritur bashkëpunimin.

Televizioni publikoi pamje të një avioni ushtarak duke shkarkuar pajisje ushtarake më 10 prill. Një burrë në uniformë kamuflazh, për të cilin RTN tha se ishte njëri prej instruktorëve, tha se shkuan atje për ta stërvitur ushtrinë e Nigerit dhe për të zhvilluar bashkëpunim ushtarak mes Rusisë dhe Nigerit.

RTN raportoi gjithashtu se Rusia është pajtuar për ta vendosur një sistem kundërajror në Niger.

Deri para grusht shtetit ushtarak në korrik të vitit të kaluar, Nigeri ishte aleati i fundit demokratik i Shteteve të Bashkuara, Francës dhe vendeve të tjera evropiane në luftën kundër militantëve islamistë në rajonin e Sahelit, ku xhihadistët po vazhdojnë ta rrisin ndikimin, shkruan REL.

Në mars, junta i dha fund bashkëpunimit me Shtetet e Bashkuara në luftën kundër terrorizmit. Forcat e Armatosura të Gjermanisë kanë një bazë ajrore në Niami, e ardhmja e të cilës është e paqartë tani.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dënohen me dhunim me kamzhik në publik dy të rinj në Indonezi, u puthen në TikTok

Dy të rinj në provincën konservatore Aceh të Indonezisë është rrahur publikisht me kamzhik, pasi një gjykatë e Sharias i dënoi ata për shkelje të...
20:31 | 02/07/2026

Polonia: Hungaria i hoqi statusin e refugjatit ish-ministrit në arrati, Zbigniew Ziobro

Polonia njoftoi të enjten se qeveria e re e Hungarisë i ka revokuar statusin e refugjatit një ish-ministri polak në arrati dhe zëvendësit të tij....
20:13 | 02/07/2026

Samiti i NATO-s në Ankara, Zelenskyy kërkon ndihmë për mbrojtjen ajrore 

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy ka deklaruar se shpreson që vendi i tij të marrë ndihmë në mbrojtjen ajrore nga aleatët e tij perëndimorë në samitin e NATO- s javën e ardhshme...
20:03 | 02/07/2026