Rusia dhe Ukraina shkëmbejnë akuza për sulmin ndaj një shkolle në Kursk
Rusia dhe Ukraina po fajësojnë njëra-tjetrën lidhur me një sulm mbi një konvikt shkollor në qytetin Sudzha që ndodhet në rajonin rus të Kurskut që ka qenë nën kontrollin ukrainas për mes muaj.
Ushtria ukrainase tha mbrëmjen e së shtunës se katër persona u vranë dhe katër të tjerë u plagosën rëndë gjatë sulmit në fjalë. Ukraina tha se kishte shpëtuar 84 persona të tjerë që gjendeshin poshtë rrënojave të ndërtesës së goditur.
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy tha se Moska e kishte bombarduar konviktin shkollor ku strehoheshin civilët të cilët po përgatiteshin të evakuoheshin.
Ministria e Mbrojtjes e Rusisë i akuzohet forcat ukrainase se kishin ndërmarrë një sulm me raketa ndaj konviktit, duke thënë se raketat ishin lëshuar nga rajoni Summy i Ukrainës.
Ndërkohë, ka shkuar në 14 numri i të vdekurve nga një sulm rus me raketë mbi një pallat në qytetin Poltava të Ukrainës të shtunën. Mes të vdekurve ka edhe fëmijë, njoftuan zyrtarët. Sulmi mbi ndërtesën prej pesë katesh la rreth 17 të plagosur.
Autoritetet ukrainase njoftuan se kishin shkatërruar 40 nga 55 dronët e nisur nga ushtria ruse, ndërsa gdhihej e diela.
LEXONI GJITHASHTU:
Ligji për mafian, u jep familjeve italiane të drejtën të ‘çlirohen’ nga jeta e krimit
Ekzekutimi mafioz në Australi filmohet me dron dhe postohet në interenet: Jemi mafia shqiptare
43 persona humbën jetën nga shembja e urës në Gjenova, ish-drejtori i autostradave italiane dënohet me 12 vite burg
- 19:27 Leo Messi, i jashtëzakonshëm, ylli argjentinas ka rikthyer veten në garën për “Topin e Artë”
- 19:21 Aksident i rëndë në Elbasan-Librazhd, humb jetën 19-vjeçari pasi makina del nga rruga
- 19:13 Ligji për mafian, u jep familjeve italiane të drejtën të ‘çlirohen’ nga jeta e krimit
- 19:08 Ekzekutimi mafioz në Australi filmohet me dron dhe postohet në interenet: Jemi mafia shqiptare
- 19:06 Helmimi i Akademisë së Sigurisë, AKU: Analizat janë në rregull, zhbllokoni aktivitetin e SORI-AL
- 18:51 Shqipëria një hap larg kalimit në euro