Rusia djeg gazin, sanksionet e Perëndimit për Ukrainën lënë Moskën mbetet pa treg

26 Gusht 2022 | 14:30

Ndërsa në Evropë kostot e energjisë rriten, Rusia po djeg sasi të mëdha gazi natyror të mbetura stok si pasojë e sanksioneve të Perëndimit, të vendosura për shkak të luftës në Ukrainë.

Ekspertë të cituar nga BBC deklarojnë se, sasia e lëndës djegëse ishte parashikuar të eksportohej në Gjermani dhe theksojnë se asgjësimi tregon se Moska ka mbetur pa treg për hidrokarburet e saj.

Rasti i parë i djegies së gazit është konstatuar në një impiant në kufirin që ndaj Rusinë nga Finlandën, banorët e të cilës konstatuan ditë më parë re të mëdha tymi.

Sipas burimeve të cituara nga rrjeti informativ britanik, në impiantin në fjalë po digjet çdo ditë 4.4 milionë metër kub gaz, me vlerë 10 milionë dollarë.

Sasia në fjalë vjen nga gazsjellësi “Rrjedha e Veriut 1”, që çon gaz në Gjermani përmes tubacioneve të vendosura nën sipërfaqen detare.

Furnizimet përmes gazsjellësit në fjalë janë ndalur që prej gjysmës së korrikut, me palën ruse që fajëson probleme teknike. Por autoritetet gjermane thonë se bëhet fjalë për një lëvizje politike, si pasojë e pushtimit të Ukrainës.

Nga ana tjetër, djegia e gazit rus ka shqetësuar edhe shkencëtarët, që druhen se volumi i lartë i dioksidit të karbonit që çlirohet prej saj mund të intensifikojë shkrirjen e akujve në Arktik.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Netanyahu mohon pretendimet: SHBA nuk ka kufizuar operacionet tona në Liban

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka mohuar raportimet se Shtetet e Bashkuara kanë kufizuar operacionet ushtarake të Izraelit në Liban, duke i cilësuar ato si të...
19:08 | 05/07/2026

Shpërthen sërish vullkani Etna, ndërpriten fluturimet në Siçili

Vullkani Etna në Siçili shpërtheu sërish të dielën, duke nxjerrë një re të madhe hiri vullkanik dhe duke shkaktuar kufizime në fluturimet e aeroportit të...
18:41 | 05/07/2026

Polonia deklasifikon ndihmën ushtarake për Ukrainën

Polonia do të deklasifikojë të gjitha informacionet mbi ndihmën ushtarake dhe mbrojtëse të dhënë Ukrainës gjatë periudhës 2022-2026, njoftoi ministri i Mbrojtjes, Wladyslaw Kosiniak-Kamysz. Sipas...
18:39 | 05/07/2026