“Rusia do mbetet kërcënimi ynë”- Merz prezanton reformën për forcat e armatosura

27 Gusht 2025 | 14:49

“Rusia është dhe do të mbetet për një kohë të gjatë kërcënimi më i madh për lirinë, paqen dhe stabilitetin në Evropë. Ndaj këtij kërcënimi, qeveria federale do të reagojë me vendosmëri”.

Deklarata është bërë nga kancelari gjerman Friedrich Merz në përfundim të një mbledhjeje të ekzekutivit, ku ka prezantuar masat për modernizimin e shërbimit ushtarak.

Merz ka njoftuar gjithashtu ngritjen e Këshillit Kombëtar për Sigurinë. “Në Gjermani ky projekt është përfolur për 30 vjet. Ndërsa ky koalicion e bëri realitet pas 4 muajsh”, ka thënë kancelari.

I pranishëm në konferencën për shtyp, ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius ka theksuar se vendi ka nevojë për një ushtri të fortë sa i takon aspektit të personelit.

“Vetëm kështu mbrojtja do të mund të jetë e besueshme përballë Rusisë. Një ushtri e fortë në aspektin e personelit dhe pajisjeve është mjeti i duhur për parandalimin e luftërave”, ka thënë Pistorius.

Ai ka saktësuar se reforma synon të rrisë efektivët e forcave të armatosura me kriterin e rekrutimit vullnetar, por në rast se kjo masë nuk do të rezultojë efikase, qeveria do të aplikojë edhe rekrutimin e detyrueshëm.

Ministri u është drejtuar edhe të rinjve. “Secili prej tyre duhet të vendosë ndryshe nga sa bëhej në të kaluarën për mënyrën se si do të kontribuojë për sigurinë e vendit ku jetojmë. Duhet të marrë përsipër përgjegjësinë dhe të pyesë veten cilën detyrë të mbulojë”, ka shtuar Pistorius.

Aktualisht forcat e armatosura gjermane kanë një personel prej 63 mijë vetash dhe qeveria synon të investojë 350 miliardë euro deri në vitin 2041 për rritjen e numrit dhe modernizimin.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tërmetet në Venezuelë, rritet në 1,450 numri i viktimave. 3,150 persona janë plagosur

Të paktën 1,450 persona janë konfirmuar të vdekur pas dy tërmeteve që tronditën Venezuelën javën e kaluar, sipas Presidentit të Asamblesë Kombëtare Jorge Rodriguez në...
20:22 | 28/06/2026

Tentoi t’i arratisej policisë, shoferi përplaset me makinën që priste në semafor. 2 të vdekur dhe 1 i plagosur në Barcelonë

Një aksident i rëndë u regjistrua këtë të diele në Barcelonë, kur dy persona humbën jetën dhe një tjetër u plagos. Shoferi i njërit mjet...
18:54 | 28/06/2026

Trump kontrollon projektet e rinovimit në Uashington

Presidenti amerikan, Donald Trump kontrolloi disa nga projektet e tij të rinovimit në Uashington DC të dielën në mëngjes, duke filluar me një shëtitje në...
18:20 | 28/06/2026