“Rusia do ta shesë Serbinë”, Spahiu: Çmimi i Putinit për Vuçiçin është..

12 Dhjetor 2025 | 21:55

Profesori Nexhmedin Spahiu i ftuar në “Balkan Talks” me Franko Egro në Euronews Albania ka folur lidhur me marrëdhëniet Serbi-Rusi. Spahiu ka bërë një parashikim ku sipas tij Rusia në të ardhmen do të heqë dorë nga Serbia ashtu siç ka ndodhur më parë nga SHBA-ja me Afganistanin.

“Serbia është izoluar me vendet e NATO-s. Rusia përpiqet ta mbajë me aq sa mundet ne orbitën e saj por në fund të fundit do të jetë e detyruar ta sakrifikojë atë.

Nuk mund ta parashikojmë sesi do të përfundojë kjo përleshje Rusi-Perëndim por do të përpiqet ta mbaj deri sa të jetë e mundur ne tutelën e saj por nëse do të detyrohet ta dorëzojë do të heqë dorë.

Siç ka hequr dore SHBA nga Afganistani në momentin kur e ka kuptuar se po i kushtin më shtrenjtë sasa dobia gjeostrategjike është tërhequr nga Afganistani. E njëjta gjë vlen dhe për Serbinë por është më e vështirë ta parashohim.

E konsideroj pozitive për Kosovën që ai ka kërkuar që populli i Ballkanit perëndimor të futën në BE, kjo do të thotë një njohje e mençur e Kosovës”, tha ai.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Plagosje me thikë në Fushë-Krujë, 22-vjeçari dërgohet në Spitalin e Traumës

Një plagosje me thikë është regjistruar mbrëmjen e kësaj të hënë në Fushë-Krujë. Një 22-vjeçar është plagosur me thikë pas një konflikti banal i cili...
21:51 | 13/07/2026

“Kam parë sms që t’i bllokohej rruga Kanye West”, Ferhati: Ka patur thirrje të sulmoheshin bizneset

I ftuar këtë të hënë në Now me Erla Mëhillin, gazetari i Euronews Eni Ferati ka zbardhur prapaskenat e sulmeve të koordinuara ndaj bizneseve në...
21:30 | 13/07/2026

Ish-ministri Vengu publikon mesazhet: Turistëve u kanë çuar sms dhe i kanë nxitur për….

Deputeti dhe ish-ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu i ftuar këtë të hënë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka zbuluar mesazhet që u...
21:14 | 13/07/2026