Eksperti Bytyçi: Vuçiç do sulmonte Kosovën e Bosnjën, por u ndal nga protestat
Eksperti për Ballkanin, Enver Bytyçi i ftuar në “Balkan Talks” me Franko Egro në Euronews Albania ka folur lidhur me Serbinë dhe marrëdhëniet dhe qëllimet e saj në të ardhmen. Bytyçi është shprehur se Serbia po planifikonte të sulmonte Kosovën ose Bosnje Hercegovinën por u ndal nga protestat.
Sipas tij Vuçiç ndodhet nën presion ndërkombëtar dhe të brendshëm. Eksperti shton se protesta kanë sjellë që Vuçiç të ndryshojë drejtimin e strategjisë dhe aleancës së Serbisë. Sipas tij Vuçiç ka dëshirë të bashkohet me SHBA dhe BE-në.
“Serbia ishte bërë gati gati të ndërmerrte ndonjë aventurë në Kosovë ose Bosnje Hercegovinë. Dhe protestat ishin dhe mbete mjeti më i fuqishëm për të paralizuar me planifikime dhe projekte te destabilizimit të rajonit.
Sepse një qeveri dhe një president i Serbisë i cili do të vijë në trysninë e protestuesve do ta kishte shumë më të vështirë për të ndërmarrë ndonjë aventurë përtej kufijve të Serbisë dhe për të destabilizuar rajonin”, tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
- Botohet vendimi i Kushtetueses në fletoren zyrtare, Balluku rikthehet në detyrë
- VIDEO/ Momenti kur një dron rus godet anijen turke në portin e Odesës
“PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar
Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti
Kanosën gazetarin në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, procedohen penalisht dy persona
- 21:55 Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin
- 21:45 “PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar
- 21:28 Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti
- 21:08 Kanosën gazetarin në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, procedohen penalisht dy persona
- 21:00 Franca dhe Gjermania zgjerojnë partneritetin mbrojtës, ndërsa Evropa kërkon më shumë autonomi ushtarake
- 20:50 Mori me forcë xhiron ditore në një dyqan, arrestohet 37-vjeçari në Durrës (VIDEO)