Rusia: Do vazhdojmë projektet e naftës dhe gazit, pavarësisht sanksioneve amerikane
Ministria e Jashtme ruse denoncoi të shtunën sanksionet e reja të Shteteve të Bashkuara kundër sektorit energjetik të saj. Ajo i cilësoi si përpjekje për të dëmtuar ekonominë ruse duke rrezikuar siç thuhej në deklaratë destabilizimin e tregjeve globale. Moska tha se vendi do të vazhdojë me projektet e mëdha të naftës dhe gazit, pavarësisht sanksioneve.
“Sanksionet përbëjnë një përpjekje për t’i shkaktuar të njëfarë dëmi ekonomisë ruse, madje edhe me koston e destabilizimit të tregjeve botërore ndërsa afron fundi i mandatit të turpshëm të Presidentit Joe Biden në pushtet”, thuhej në deklaratën e Ministri së Jashtme ruse.
“Megjithë përpëlitjet në Shtëpinë e Bardhë dhe makinacionet e lobit rusofob në Perëndim, për të tërhequr sektorin botëror të energjisë në “luftën hibride” të nxitur nga Shtetet e Bashkuara kundër Rusisë, vendi ynë ka qenë dhe mbetet një lojtar kyç dhe i besueshëm në tregun global të karburantit”, vijonte më tej deklarata.
Sanksionet e së premtes përbënin paketën më të gjerë e sanksioneve që Shtetet e Bashkuara kanë vendosur deri më tani, e që synojnë të ardhurat që fiton Rusia nga nafta dhe gazi, pjesë e masave për t’i dhënë Kievit dhe administratës së ardhshme të Presidentit të zgjedhur Donald Trump, avantazh për të arritur një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.
Departamenti amerikan i Thesarit vendosi sanksione ndaj ‘Gazprom Neft SIBN.MM’, ‘Surgutneftegas’, si dhe ndaj 183 anijeve që kanë transportuar naftë ruse, shumë prej të cilave janë pjesë e të ashtuquajturës flotë në hije cisternash në ndihmë të Rusisë, që operohen nga kompani jo-perëndimore.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy tha se masat do t’i japin një goditje thelbësore Moskës.
“Sa më pak të ardhura të fitojë Rusia nga nafta … aq më shpejt do të rivendoset paqja”, tha ai.
Merz do të propozojë Steffen Bilger si ministër të ri të transportit
Mali i Olimpit shtohet në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s
Ushtria izraelite: Kemi vrarë një komandant të Hamasit gjatë sulmeve në Gaza
- 21:52 Dita e 57-të e protestës, qytetarët marshim në rrugët e Tiranës. Nesër mblidhen para Parlamentit (VIDEO)
- 21:36 Gazetari Peçi: Rama ka lidhur ‘Besën’ me Berishën dhe Kodin zgjedhor
- 21:14 “Rama po na shet reflektim nëpërmjet ‘Besës'”, Karabina: Po përdor retorikën e njëjtë për votuesit
- 20:58 “Besa, deklaratë e kryeministrit në rrethana shtrënguese”, juristja Jorgo: Në shesh janë shqiptarët e zhgënjyer
- 20:40 Merz do të propozojë Steffen Bilger si ministër të ri të transportit
- 20:24 Lee Kang-In largohet nga PSG-ja, do të bashkohet me Atletico Madrid