Rusia drejt aneksimit të territoreve ukrainase, Perëndimi paralajmëron sanksione

29 Shtator 2022 | 07:10

Rusia është gati të aneksojë një pjesë të Ukrainës brenda disa ditësh, pas përfundimit të referendumeve në 4 rajone.

Sipas auroriteteve rajonale të mbështetura nga Moska, më shumë se 90% e banorëve në Donetsk, Luhansk, Zaporizhia dhe Kherson kanë votuar pro bashkimit me Rusinë.

Por Ukraina dhe Perëndimi i kanë denoncuar si referendume të paligjshme dhe se janë mbajtur duke i kërcënuar banorët me armë, shkruan Reuters.

Për të aneksuar territoret, të cilat përfaqësojnë rreth 15% të Ukrainës, një lloj traktati do të duhet të arrihet dhe ratifikohet nga parlamenti rus, i cili kontrollohet nga aleatët e Putinit.

Kreu i Dhomës së Lartë të Parlamentit rus tha se mund të konsideronte përfshirjen e katër rajoneve pjesërisht të pushtuara më 4 tetor, tre ditë përpara ditëlindjes së 70-të të presidentit Putin.

Ndërsa, Shtetet e Bashkuara deklaruan se do të vendosin sanksione të reja ndaj Rusisë për referendumet, teksa edhe ekzekutivi i Bashkimit Evropian propozoi më shumë sanksione, por 27 vendet anëtare të bllokut do të duhet të kapërcejnë dallimet e tyre për t’i zbatuar ato.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

E vërteta e rrëzimit të Concorde, ëndrra supersonike që përfundoi në tragjedinë e 25 korrikut 2000

Si sot 26 vite më parë, në një pasdite të zakonshme korriku në Paris, moti ishte i kthjellët dhe në aeroportin “Charles de Gaulle” rreth...
21:58 | 25/07/2026

Macron premton rindërtimin pas zjarreve në Francë: Shteti do të jetë në terren sa të jetë e nevojshme

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka garantuar se shteti do të jetë i pranishëm për të rindërtuar dhe riparuar zonat e prekura nga zjarret e...
21:48 | 25/07/2026

Spanja dhe Franca në betejë me flakët, zjarret jashtë kontrollit (VIDEO)

Zjarret e fuqishme pyjore kanë përfshirë ditët e fundit Spanjën dhe Francën, duke shkaktuar dëme të mëdha dhe duke detyruar qindra mijëra njerëz të largohen...
20:05 | 25/07/2026