Rusia është e gatshme të armatosë aleatët e saj, thotë Putin

16 Gusht 2022 | 08:28

Presidenti rus, Vladimir Putin deklaroi se Moska vlerëson lidhjet e saj me vendet në Amerikën Latine, Azi dhe Afrikë dhe se është e gatshme të ofrojë armë moderne për aleatët.

Deklaratën, Putin e dha gjatës fjalës në hapjen e ceremonisë “Ushtria 2022” që u zhvillua pranë Moskës, shkruan Reuters.

“Ne jemi gati t’u ofrojmë aleatëve tanë llojet më moderne të armëve, nga armët e vogla te mjetet e blinduara dhe artileria deri te aviacioni luftarak dhe mjetet ajrore pa pilot”, theksoi Presidenti i Rusisë.

Ndër të tjera, Putin nënvizoi se Rusia është e gatshme të trajnojë luftëtarë të huaj.

Ndërkohë, Rusia është zotuar të zgjerojë marrëdhëniet gjithëpërfshirëse dhe konstruktive dypalëshe me Korenë e Veriut.

Putin i ka dërguar një letër udhëheqësit të vendit komunist, Kim Jong un me rastin e çlirimit të Phenianit, ku theksohej se zhvillimi i marrëdhënieve është në interes të dy shteteve.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Sulmi rus vret të paktën katër persona, Zelenskyy kërkon presion më të madh ndaj Moskës

Një sulm i natës me bomba nga Rusia goditi qytetin verilindor ukrainas të Sumyt, ku njëra prej bombave ra pranë një ndërtese banimi. Të paktën...
12:37 | 04/07/2026

Mijëra persona protestojnë në Gjermani kundër partisë së ekstremit të djathtë, AfD

Mijëra persona dolën në protestë Erfurt të shtunën dhe bllokuan rrugët që të çonin në konferencën vjetore të AfD-së përpara zgjedhjeve rajonale që mund ta...
12:20 | 04/07/2026

Gjermania zhvillon bisedime urgjente me ambasadorin kinez lidhur me raportin se Kina po stërvit ushtarë rusë

Gjermania kërkoi bisedime urgjente me ambasadorin kinez lidhur me raportet se Kina po stërvit ushtarë rusë, tha një zëdhënës i ministrisë së jashtme, duke konfirmuar...
10:56 | 04/07/2026