Rusia godet 3 baza ushtarake në Kiev, njëra pranë kufirit me Poloninë

27 Qershor 2022 | 09:12

Banorët në qytetin lindor të Ukrainës, në Kharkiv çdo ditë e më shumë zgjohen mes shkatërrimeve ruse të cilat po shkaktojnë dëme të mëdha në ndërtesa.

Për herë të parë pas tre muajsh janë rikthyer sulmet edhe në kryeqytet, në Kiev.

Forcat zjarrfikëse të Ukrainës nxorën trupin e një viktime i cili u gjet në ndërtesën e goditur nga një raketë.

Sipas autoriteteve 14 raketa goditën rajonin e Kievit gjatë të dielës, por sulmet u shtrinë edhe përtej kryeqytetit.

Rusia mohon të ketë targetuar civilët, por bëri me dije se raketat goditën tre qendra ushtarake në veri dhe perëndim të Ukrainës, duke përfshirë një qendër që ndodhet pranë kufirit me Poloninë.

Presidenti Zelensky nuk i ndal thirrjet ndaj perëndimit duke vijuar të kërkojë armë.

“Një pjesë e raketave u rrëzuan. Ne kemi nevojë për një mbrojtje ajrore të fuqishme, moderne, plotësisht efektive dhe që mund të sigurojë mbrojtje të plotë kundër tyre. Ne flasim me partnerët tanë çdo ditë”, u shpreh presidenti ukrainas.

Re të dendura  tymi ngrihen mbi rafinerinë e naftës në Lysychansk dhe zonën industriale përreth në rajonin lindor të Ukrainës, Donbas, ndërsa beteja me forcat ruse intensifikohet pas marrjes  së qytetit të Severodonetsk.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Kievi tronditet nga bombardimet, sulmohet kompleksi i pallateve

Rusia merr qytetin kyç të Lindjes, rikthehen bombardimet në Kiev

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Taylor Swift dhe Travis Kelce dhurojnë 26 milionë dollarë për bamirësi me rastin e dasmës së tyre

Pak para dasmës së tyre në Madison Square Garden, Taylor Swift dhe Travis Kelce bënë një donacion bujar prej 26 milionë dollarësh për një numër organizatash bamirëse në SHBA. Sipas përfaqësuesit të...
11:58 | 03/07/2026

Pas Finlandës, edhe Lituania vendos të lejojë armët bërthamore në territorin e saj

Presidenti lituanez, Gitanas Nauseda, tha se udhëheqësit më të lartë politikë të vendit baltik kishin rënë dakord që një ndalim kushtetues për vendosjen e armëve...
11:48 | 03/07/2026

“133 miliardë dollarë”, Kanadaja propozon krijimin e një banke të re për mbrojtjen e vendeve aleate

Kryeministri kanadez Mark Carney po promovon krijimin e Bankës së Mbrojtjes, Sigurisë dhe Rezistencës (DSRB), një iniciativë shumëpalëshe që synon të forcojë kapacitetet mbrojtëse të...
11:33 | 03/07/2026