Rusia godet kompleksin ku banon ambasadori shqiptar në Kiev, Hoxha: E papranueshme! Ambasadori rus thirret për shpjegime

24 Maj 2026 | 08:15

Sulmet ruse në Ukrainë kanë goditur me raketa balistike kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev, Ernal Filo. Lajmin e ka bërë të ditur Ministria e Jashtme teksa ministri Ferit Hoxha, ka reaguar ashpër pas këtij sulmi .

Në një postim në rrjetin social X, Hoxha e cilësoi ngjarjen të papranueshme, duke theksuar se jeta e diplomatit shqiptar është vënë në rrezik serioz nga sulmet e ushtrisë ruse ndaj objektivave civile.

Ministri dënoi atë që e quajti një tjetër përshkallëzim të rëndë të agresionit rus në Ukrainë, duke nënvizuar se targetimi i zonave civile dhe rrezikimi i personelit diplomatik përbën shkelje të rëndë të ligjit ndërkombëtar.

Postimi i plotë në X i ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha:

Shqipëria dënon me forcë një tjetër sulm brutal në shkallë të gjerë me raketa balistike dhe dronë të nisur mbrëmjen e fundit nga Rusia ndaj objektivave civile në Ukrainë, në një shpërfillje totale të jetës dhe dinjitetit njerëzor.

Këtë herë u godit kompleksi rezidencial ku banon Ambasadori i Shqipërisë në Ukrainë, duke e vënë jetën e tij në rrezik serioz. Kjo është e papranueshme!

Targetimi i zonave civile dhe vënia në rrezik e personelit diplomatik përfaqëson një përshkallëzim të rëndë dhe një tjetër kujtesë të zymtë të kostos njerëzore të agresionit të vazhdueshëm të Rusisë.

Kjo luftë e zgjedhur nga Rusia ka zgjatur shumë gjatë. Për më shumë se katër vjet që nga pushtimi i paligjshëm në shkallë të gjerë, Rusia ka targetuar pa pushim infrastrukturën energjetike, shkollat, spitalet dhe shtëpitë në të gjithë Ukrainën. Megjithatë, ajo nuk ka arritur të thyejë guximin, vendosmërinë, qëndrueshmërinë dhe forcën e popullit ukrainas.

Rusia nuk po fiton; ajo vetëm po vret, po nxit vuajtje dhe shkatërrim.

Ne përsërisim thirrjen tonë ndaj Rusisë që të ndërpresë menjëherë këto sulme, t’i japë fund luftës kundër Ukrainës, të respektojë plotësisht ligjin ndërkombëtar dhe të kthehet në negociata.

Ministria thotë se ambasadori rus në Shqipëri, Alexey Zaytsev, është thirrur për shpjegime. Paralelisht bën thirrje për ndalimin e këtyre sulmeve nga ana e Rusisë dhe kthimin në negociata.

“Shqipëria do të vazhdojë të qëndrojë fort pranë Ukrainës dhe përsërit mbështetjen e saj të palëkundur për sovranitetin, pavarësinë dhe integritetin territorial të Ukrainës. Ata që janë përgjegjës për këto sulme duhet të mbahen përgjegjës. Ambasadori i Federatës Ruse në Shqipëri është thirrur për shpjegime”, thuhet në njoftim.

Nga sulmi flitet për 4 të vdekur dhe mbi 40 të plagosur.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS

Gazetari Reldar Dedaj i ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me mocionin e dorëzuar në Asamblenë...
22:16 | 17/07/2026

“PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me situatën në Partinë Demokratike....
21:45 | 17/07/2026

Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti

Anëtarja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Ilirjana Kuçana e ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur...
21:28 | 17/07/2026