Rusia godet një anije mallrash qipriote, vritet kapiteni dhe plagosen 3 të tjerë

9 Nëntor 2023 | 13:11

Sot, një raketë ruse goditi anijen e ngarkesave, KMAX RULER, të Qipros.

Sipas burimeve nga mediat e huaja, anija në fjalë ishte në pronësi të pronarit të anijeve qipriote, Andreas Hatzigiannis, president i Unionit të Pronarëve të Qipros.

Sulmi ndodhi kur anija hyri në portin e Odessa-s dhe si pasojë u vra kapiteni dhe u plagosën tre anëtarë të ekuipazhit dhe një punonjës në port, siç njoftoi një përfaqësues i forcave të armatosura të Ukrainës.

Sipas informacioneve nga autoritetet ukrainase, anija është goditur nga një raketë Kh-31P e lëshuar nga një avion luftarak rus.

Kombësia e kapitenit të anijes nuk u bë e ditur, ndërsa tre anëtarët e ekuipazhit të plagosur janë filipinas. Anija e ngarkesave do të ngarkonte mineral hekuri me destinacion Kinën, sipas ministrit ukrainas të Infrastrukturës Oleksandr Kubrakov, i cili tha se që kur Rusia u tërhoq nga marrëveshja për eksportet e grurit përmes Detit të Zi, ka kryer 21 sulme ndaj anijeve të mallrave.

Zyrtarë të Ministrisë së Transportit dhe Politikës së Ishullit deklaruan se nuk ka asnjë informacion nga Dhoma e Tregtisë për këtë ngjarje.

Anija është ndërtuar në vitin 2009, është 230 metra e gjatë dhe 37 metra e gjerë, ka një kapacitet 91,800 dët dhe mban numrin e IMO-së 9436642.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“I kemi të gjithë në varrim, por nuk do t’i godasim”, Trump deklarata të forta për udhëheqjen iraniane

Donald Trump ka bërë deklarata të forta për Axios, duke folur për zhvillimet në Iran dhe marrëdhëniet me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu. Sipas tij, gjatë...
20:45 | 04/07/2026

Protesta në Francë, kërkohet reformë e thellë në luftën kundër dhunës seksuale

Shoqatat feministe dhe të mbrojtjes së fëmijëve duan njohjen e “natyrës sistemike” të dhunës seksuale dhe një “ligj gjithëpërfshirës” për ta luftuar atë, në vend...
20:25 | 04/07/2026

Le Pen në gjyq vendimtar në Paris, rrezikon përjashtimin nga gara presidenciale e 2027!

Marine Le Pen do të përballet të martën me një nga momentet më vendimtare të karrierës së saj politike, teksa Gjykata e Apelit në Paris...
18:48 | 04/07/2026