Rusia godet Odesën pasi Ukraina rimori Ishullin e Gjarprit, 17 viktima

1 Korrik 2022 | 07:28

Të paktën 17 viktima dhe dhjetëra të plagosur u raportuan të premten në qytetin port të Odesës në Ukrainë, pasi raketet ruse goditën një bllok apartamentesh.

Me forcat e saj tokësore të përqendruara në rajonin industrial lindor të Ukrainës, Donbas, Rusia ka dyfishuar numrin e sulmeve me raketa në të gjithë vendin në dy javët e fundit, shkruan Reuters.

Zëdhënësi i administratës rajonale të Odesës, Serhiy Bratchuk deklaroi se raketet ruse goditën edhe një objekt turistik, ku sipas tij mbetën të vrarë të paktën tre persona, megjithëse ende nuk është konfirmuar zyrtarisht.

Sulmi erdhi pasi forcat ruse thanë të enjten se po tërhiqeshin nga Ishulli i Gjarprit si një shenjë e  vullnetit të mirë për të treguar se Moska nuk po pengonte përpjekjet e OKB-së për të hapur një korridor humanitar që lejon dërgimin e grurit nga Ukraina.

Por Ukraina tha se kishte dëbuar forcat ruse nga deti i Zi pas një sulmi me artileri dhe raketa, me presidentin Volodimyr Zelenski që përshëndeti fitoren, të cilën e konsideroi strategjike.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin

Irlanda ka miratuar legjislacionin për të krijuar regjistrin e parë publik në vend të autorëve të dhunës në familje. I njohur si Ligji i Jennie-s,...
21:55 | 17/07/2026

Franca dhe Gjermania zgjerojnë partneritetin mbrojtës, ndërsa Evropa kërkon më shumë autonomi ushtarake

Udhëheqësit e Gjermanisë dhe Francës u zotuan të premten të thellojnë bashkëpunimin në mbrojtje dhe të kundërshtojnë konkurrencën e fortë ekonomike nga Kina, e cila,...
21:00 | 17/07/2026

Zjarr masiv në Norvegji, digjen 50 banesa (VIDEO)

Më shumë se 50 shtëpi u shkatërruan nga zjarri të premten pranë qytetit Drammen në Norvegjinë jugore, ndërsa zjarrfikësit luftuan për të kontrolluar flakët mes...
20:36 | 17/07/2026