Rusia investon në teknologji/ Putin: I rrezikshëm monopoli perëndimor i IA

29 Nëntor 2023 | 15:46

Presidenti rus Vladimir Putin ka njoftuar planin për të miratuar një strategji kombëtare për zhvillimin e inteligjencës artificiale, me argumentin se i duhet bërë ballë monopolit perëndimor.

Duke folur në një konferencë mbi teknologjinë të mbajtur në Moskë, Putin ka theksuar se është jetike që të përdoren opsione ruse në fushën e krijimit të një sistemi transparent dhe të besueshëm të inteligjencës artificiale, i cili duhet të jetë i sigurt për njerëzit.

“Dominimi monopolist i një teknologjie të tillë, për Rusinë është i papranueshëm dhe i rrezikshëm. Shumë sisteme moderne, të hartuara mbi të dhëna perëndimore janë prodhuar për tregun perëndimor dhe reflektojnë atë pjesë të etikës, normave dhe politikave të Perëndimit që ne kundërshtojmë”, ka deklaruar Putin.

Kreu i Kremlinit paralajmëroi se algoritmet e prodhuara nga platformat teknologjike perëndimore mund të çojnë në një “asgjësim digjital” të Rusisë dhe kulturës së saj.

“Një inteligjencë artificiale e krijuar në linjë me standardet dhe modelet perëndimore mund të jetë ksenofobe”, ka vijuar Putin.

Sipas tij, motorët perëndimorë të kërkimit shpesh herë punojnë në mënyrë selektive, të njëanshme dhe injorojnë kulturën ruse.

“Me pak fjalë, kompjuterit i jepet një detyrë kreative dhe ai e zgjidh duke përdorur vetëm të dhëna në gjuhën angleze, gjë që u leverdis vetëm prodhuesve të sistemit. Në këtë mënyrë, një algoritëm mund t’i tregojë kompjuterit se Rusia, kultura, muzika dhe letërsia e saj thjesht nuk ekzistojnë”, ka shtuar Putin.

LEXONI GJITHASHTU:

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump

Bllokada detare e ushtrisë amerikane ndaj anijeve që shkojnë dhe vijnë nga portet iraniane rifilloi në afatin e fundit në orën 4 pasdite sipas kohës...
22:21 | 14/07/2026

Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Kazem Gharibabadi tha të martën se Teherani “nuk ka detyrime” ndaj marrëveshjes 14-pikëshe me SHBA-në që u arrit muajin e kaluar. “Thelbi...
22:18 | 14/07/2026

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734

Numri i të vdekurve nga tërmetet e njëpasnjëshme të muajit të kaluar në Venezuelë u rrit në 4,734, tha të martën Presidenti i Asamblesë Kombëtare...
21:44 | 14/07/2026