Rusia ka kryer krime lufte në Ukrainë, thonë hetuesit e OKB-së

23 Shtator 2022 | 20:18

Një grup ekspertësh të Kombeve të Bashkuara që hetojnë shkeljet e të drejtave të njeriut, kanë deklaruar se në Ukrainë janë kryer krime lufte.

Ekspertët nga Komisioni Hetimor për Ukrainën, i mandatuar nga Këshilli i të Drejtave të Njeriut në fillim të këtij viti, janë fokusuar deri më tani në katër rajone Kiev, Chernihiv, Kharkiv dhe Sumy.

Komisioni vizitoi 27 qytete dhe foli me 150 dëshmitarë si pjesë e hetimit të tyre fillestar, duke inspektuar varret dhe vendet e torturës.

Viktimat përshkruan rrahje, goditje elektrike dhe lakuriqësi të detyruar në qendrat ruse të paraburgimit, tha komisioni.

“Bazuar në provat e mbledhura nga komisioni, ai ka arritur në përfundimin se krimet e luftës janë kryer në Ukrainë”, tha Erik Møse, kryetari i komisionit, në Këshillin e të Drejtave të Njeriut.

Anëtari i Komisionit Pablo de Greiff u tha gazetarëve se ekipi kishte “gjetur dy raste të keqtrajtimit të ushtarëve të Federatës Ruse nga ushtarët ukrainas.

Ekipi udhëtoi në qershor për në Bucha jashtë Kievit, ku autoritetet gjetën varre masive pasi forcat ruse u tërhoqën nga zona në fund të marsit.

Ekspertët zbuluan gjithashtu se disa ushtarë rusë kryen krime seksuale , duke përfshirë dhunën seksuale, torturën ose trajtimin çnjerëzor.

Viktimat ishin të moshave nga katër deri në 82 vjeç.

LEXONI GJITHASHTU: 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vala e të nxehtit ekstrem godet Italinë, pesë viktima në 24 orët e fundit

Vala e fortë e të nxehtit që ka përfshirë Evropën po vijon të shkaktojë pasoja edhe në Itali. Sipas të dhënave të Organizata Botërore e...
22:32 | 30/06/2026

Kryetarja e AfD: Gjermania duhet t’i japë fund bojkotit të naftës dhe gazit rus

Kryetarja e Alternativës së krahut të djathtë për Gjermaninë (AfD), Alice Weidel, tha sot se Gjermania duhet t’i japë fund bojkotit të naftës dhe gazit...
22:31 | 30/06/2026

Omani dhe Irani presion SHBA-ve për të mbledhur taksa nga anijet që kalojnë në Ngushticën e Hormuzit

Omani, një aleat i SHBA-së, bashkë me Iranin po i bën presion Amerikës për një plan për të mbledhur taksa nga anijet që kalojnë nëpër...
22:30 | 30/06/2026