Rusia mohon sulmin me raketa në Odesa

1 Korrik 2022 | 14:21

Rusia ka mohuar përfshirjen e forcave të saj në sulmin me raketa mëngjesin e së premtes në një bllok apartamentesh në Odesa të Ukrainës.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov përsëriti deklaratën e djeshme të presidentit Vladimir Putin, i cila tha se forcat ruse nuk shënjestrojnë civilët, shkruan BBC.

“Unë do të doja t’ju kujtoja fjalët e presidentit se Forcat e Armatosura Ruse nuk shënjestrojnë objektiva civile”, u tha Peskov gazetarëve.

Qeveria ukrainase akuzoi Rusinë për një luftë kundër civilëve, duke thënë se raketet ruse goditën edhe një objekt turistik, ku sipas tij mbetën të vrarë të paktën tre persona, megjithëse ende nuk është konfirmuar zyrtarisht.

Me forcat e saj tokësore të përqendruara në rajonin industrial lindor të Ukrainës, Donbas, Rusia ka dyfishuar numrin e sulmeve me raketa në të gjithë vendin në dy javët e fundit

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“I kemi të gjithë në varrim, por nuk do t’i godasim”, Trump deklarata të forta për udhëheqjen iraniane

Donald Trump ka bërë deklarata të forta për Axios, duke folur për zhvillimet në Iran dhe marrëdhëniet me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu. Sipas tij, gjatë...
20:45 | 04/07/2026

Protesta në Francë, kërkohet reformë e thellë në luftën kundër dhunës seksuale

Shoqatat feministe dhe të mbrojtjes së fëmijëve duan njohjen e “natyrës sistemike” të dhunës seksuale dhe një “ligj gjithëpërfshirës” për ta luftuar atë, në vend...
20:25 | 04/07/2026

Le Pen në gjyq vendimtar në Paris, rrezikon përjashtimin nga gara presidenciale e 2027!

Marine Le Pen do të përballet të martën me një nga momentet më vendimtare të karrierës së saj politike, teksa Gjykata e Apelit në Paris...
18:48 | 04/07/2026