Rusia mund të krijojë bazë ushtarake në rajonin Kherson të Ukrainës

24 Maj 2022 | 09:23

Administrata e emëruar nga Rusia në rajonin Kherson të Ukrainës do t’i kërkojë Moskës të krijojë një bazë ushtarake në territorin e saj.

Lajmi është raportuar nga agjencia ruse RIA të martën, duke cituar një zyrtar të qeverisë lokale.

Rusia filloi operacionin ushtarak në Ukrainë më 24 shkurt, duke pushtuar veçanërisht rajonin Kherson, i cili është ngjitur me Krimenë, gadishullin të cilin Moska e ka nën kontroll që nga një konflikt i mëparshëm në 2014.

Ajo ka instaluar një administratë të re atje dhe ka filluar të prezantojë rublën ruse si monedhë.

Nënkryetari i Rusisë, Krill Stremousov tha se duhet të ketë një bazë ushtarake ruse në rajonin e Khersonit.

“Ne do ta kërkojmë këtë dhe këtë e dëshiron e gjithë popullata. Kjo është thelbësore dhe do të jetë një garantues i sigurisë për rajonin dhe banorët e tij”, u shpreh ai.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Trump paralajmëron Iranin: Për çdo ushtar amerikan të vrarë do të ketë nga një përgjigje të fortë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka dërguar një mesazh të ri të ashpër ndaj Iranit, duke paralajmëruar se çdo sulm që shkakton vdekjen e një...
21:33 | 20/07/2026

Kryeministri i ri britanik prezanton kabinetin, emëron kancelarin dhe sekretarin e Jashtëm

Kryeministri i ri britanik, Andy Burnham, ka prezantuar kabinetin e tij të ri, duke emëruar John Healey si kancelar dhe Ed Miliband në postin e...
21:28 | 20/07/2026

Premtimi i parë i Burnham si kryeministër: Do t’i japim fund fjetjes në rrugë të të pastrehëve në Angli

Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, mbajti këtë të hënë fjalimin e tij të parë pas marrjes së detyrës, duke premtuar se...
20:18 | 20/07/2026