“Rusia mund të rrisë sulmet në Kiev/ Zelensky thirrje aleatëve për mbrojtje
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky thotë se Rusia mund të rrisë sulmet e saj në verilindje të Ukrainës pas arritjeve të fundit pranë qytetit të Kharkiv.
Trupat ruse janë përpjekur të ecin përpara ndërsa forcat e armatosura të Ukrainës përpiqen të mbështesin një vijë të dobësuar të frontit.
Zelensky tha gjithashtu se flota ajrore e vendit mungonte dhe u bëri sërish thirrje aleatëve që të dërgonin më shumë armë dhe avionë luftarakë.
“Sot kemi rreth 25% të asaj që na nevojitet për të mbrojtur Ukrainën. Që Rusia të mos ketë epërsi ajrore, flota jonë duhet të ketë 120 deri në 130 avionë modernë”, tha Zelensky për aftësitë ajrore të Ukrainës”
SHBA miratoi së fundmi një paketë të re ndihme prej 61 miliardë dollarësh (48 miliardë £) për Ukrainën, e cila përfshin mbështetje ushtarake.
Forcat ruse kohët e fundit filluan një ofensivë verore, duke rrëmbyer një numër fshatrash në kufirin veri-lindor të Ukrainës pranë Kharkiv qytetit të dytë më të madh të vendit.
LEXONI GJITHASHTU:
E vërteta e rrëzimit të Concorde, ëndrra supersonike që përfundoi në tragjedinë e 25 korrikut 2000
Macron premton rindërtimin pas zjarreve në Francë: Shteti do të jetë në terren sa të jetë e nevojshme
Spanja dhe Franca në betejë me flakët, zjarret jashtë kontrollit (VIDEO)
- 21:58 E vërteta e rrëzimit të Concorde, ëndrra supersonike që përfundoi në tragjedinë e 25 korrikut 2000
- 21:48 Macron premton rindërtimin pas zjarreve në Francë: Shteti do të jetë në terren sa të jetë e nevojshme
- 21:37 Zbulim i rrallë në Parkun Kombëtar të Llogarasë, eksploruesit gjejnë zgavrën 70 metra të thellë
- 21:01 Rrëfehet xhaxhai i Rozalindës: Kishte mbi 40 ditë kërcënime nga Buzi, institucionet dështuan
- 20:42 Protesta në ditën e 56-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë dhe paralajmërojnë tubim të ri të hënën te Parlamenti
- 20:30 Gazetari zbulon detaje nga tragjedia në Roskovec: Rozalinda pa vrasjen e prindërve dhe u mor peng