Rusia mund të sulmojë Moldavinë, zyrtarët: Synon bashkimin me Transnistrinë

25 Dhjetor 2022 | 15:47

Zyrtarët në Moldavi paralajmërojnë për një sulm të mundshëm nga Rusia në fillim të vitit 2023.

Sipas tyre, gjatë ditëve në vijim trupat ruse mund të nisin ofensivën ushtarake në Ukrainën jugore dhe më pas të synojnë bashkimin me rajonin separatist në Moldavi, Transnistrinë.

Moldavia shpalli pavarësinë e saj nga Bashkimi Sovjetik më 1991. Një vit më vonë, separatistët e mbështetur nga Rusia nisën një luftë civile në Transnistri dhe që atëherë kontrollojnë rajonin që ndërkombëtarisht njihet si pjesë e Moldavisë.

Atje vazhdon të ketë trupa ruse dhe Prania e tyre është shqetësimi më i madh i ukrainasve që jetojnë pranë kufirit.

Që prej fillimit të luftës në Ukrainë, qeveria në Kishinau ka shpallur disa herë gjendje emergjence në rajonin separatist, për shkak të frikës së përshkallëzimit të tensioneve.

Një sulm i Rusisë ndaj Moldavisë, do ta sillte konfliktin në kufirin e Europës Juglindore dhe të Ballkanit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shtatë të vdekur nga sulmet amerikane në Iran, Teherani kërcënon me një “përgjigje vendimtare” ndaj SHBA-së

Ushtria iraniane njoftoi këtë të mërkurë vdekjen e shtatë ushtarëve në sulmet amerikane  të kryera në orët e fundit në Iranin juglindor, në një përshkallëzim...
10:54 | 15/07/2026

Britaniku humb jetën në një anije turistike pranë Kretës, rasti i dytë brenda pak javësh

Një pasagjer britanik, 79 vjeç, është gjetur i vdekur në një anije turistike që lundronte pranë brigjeve të Kretës, ndërsa autoritetet greke kanë nisur hetimet...
10:51 | 15/07/2026

Von der Leyen mbërrin në Kiev me një paketë të re mbështetjeje ushtarake për Ukrainën

Masat e reja për të financuar ushtarakisht Ukrainën, përmes një kredie prej 90 miliardë eurosh, pritet të shpallen nga Presidentja e Komisionit Ursula von der...
10:41 | 15/07/2026