Rusia ndërhyn në ‘GPS’, ekspertët: Po çakordon sistemin satelitor të lëvizjes
Rusia po shkakton çoroditje në sistemin e lëvizjes satelitore, duke cënuar disa mijëra fluturime civile.
Paralajmërimi është bërë nga një grup ekspertësh.
Rajoni Baltik, ai i detit të Zi dhe lindja e Mesdheut janë zonat ku ushtria ruse ka qenë më aktive dhe ku janë verifikuar çakordimet më të shumta të Global Positioning System, i njohur si “GPS”.
Ndërhyrjet e palës ruse kanë bërë që mjetet ajrore të mos marrin dot sinjalet elektronike të sistemit.
Në mars, një avion i Forcave Ajrore Mbretërore që po transportonte sekretarin e Mbrojtjes Grant Shapps iu bllokua sinjali “GPS” kur po fluturonte pranë territorit rus.
Ndërhyrjet e vazhdueshme bënë që linja ajrore finlandeze “Finnair” të pezullonte fluturimet ditore drejt qytetit të dytë më të madh të Estonisë, Tartu, për një muaj, pasi dy nga avionët e saj u detyruan të ktheheshin në Helsinki për shkak të ndërhyrjes në sistemin satelitor.
Aeroporti i qytetit Tartu mbështetet tërësisht tek “GPS”, ndryshe nga aeroportet e tjerë më të mëdhenj që kanë sisteme udhëtimi alternative, që u mundëson mjeteve fluturuese të ulen edhe nëse sinjali zhduket.
Ekspertët bien dakord se aparaturat që bllokojnë sinjalin e “GPS” ka gjasa të ndodhen mes Shën Pjetërburgut dhe Estonisë, në afërsi të enklavës ruse të Kaliningradit, në detin Baltik, pikërisht aty ku avioni që mbante në bord sekretarin Shapps humbi sinjalin.
Por krahas problemeve me trafikun ajror, ndërhyrje ka pasur edhe në atë detar, kryesisht ndaj mjeteve që lundronin në detin Baltik.
LEXONI GJITHASHTU:
Dyshime për korrupsion me biletat dhe ftesat VIP gjatë Evropianit, hetuesit gjermanë bastisin zyrat e Federatës së Futbollit
Bisedimet SHBA-Iran, ndërmjetësuesit: Negociatat do të rifillojnë pas funeralit të Ajatollah Ali Khamenei
Përfshihet nga zjarri një spital në Gjermani, dy të vdekur dhe 34 të plagosur (VIDEO)
- 14:01 Protestuesit zhvendosen drejt komisariatit, automjeti i policisë nuk lejohet të kalojë (VIDEO)
- 13:52 Rama: Mos zbrisni te komentet! Kohë e ngarkuar, algoritmi në fazë histerie
- 13:48 Një tërmet i fortë godet Greqinë, sa ishte magnituda
- 13:45 9 policë të dëmtuar nga protesta, shoqërohen 18 persona
- 13:29 Lihen në burg 2 autorët për plagosjen e Brian Syzos në Pogradec
- 13:19 Momenti kur protestuesit thyejnë me gurë dhe sende të forta xhamat e automjetit të policisë (VIDEO)