Zbulohet arma “sekrete” e Putin në Kaliningrad, çfarë është Tobol dhe fuqia që ka

23 Prill 2024 | 09:30

Rusia mund të përdorë një armë elektronike “top-sekret” për të prishur avionët dhe sistemet GPS, kanë paralajmëruar ekspertët e sigurisë në Britani të Madhe, pasi mijëra fluturime britanike besohet se kanë rënë viktimë e sulmeve ‘jashtëzakonisht të rrezikshme’ të bllokimit të sinjalit. Shefat ushtarakë kanë paralajmëruar gjatë muajve të fundit se një sistem i njohur si “Tobol”, i bazuar në enklavën ruse të Kaliningradit, mund të ndërhyjë me sinjalet në avionë dhe anije, duke shkaktuar ‘mosfunksionimin’ e tyre.

Sistemi mund të dërgojë sinjale dëmtuese në një rreze shumë të madhe.

Avionët e pasagjerëve përballen me bllokim dhe sinjale të rreme GPS-i, i cili ndërhyn në komunikimet me valë dhe “mashtron” pilotët, duke i bërë ata të besojnë se avioni është në një vend tjetër nga ai që është.

Agjencia Evropiane e Sigurisë së Aviacionit paralajmëroi në janar se autoritetet kishin parë një rritje të ndjeshme të këtyre sulmeve, por nuk tha se kush ishte pas tyre.

Kërcënimi i parashikuar për avionët civilë duket se është vërtetuar, pasi mediat britanike  kanë raportuar se 46,000 fluturime kanë regjistruar probleme të navigimit satelitor mbi rajonin e Balltikut midis gushtit dhe marsit.

Sipas shefit ushtarak të Estonisë, muajt e fundit ka pasur ndërprerje në drejtimin GPS të trafikut ajror dhe detar në Finlandë, shtetet baltike dhe Poloni. Kërcënimi i paraqitur nga lufta elektromagnetike dhe elektronike ruse nuk është i kufizuar në hapësirën ajrore që rrethon Kaliningradin. Kremlini ka vendosur sisteme të ngjashme bllokimi në Siri në një përpjekje për të bllokuar avionët e pambrojtur, si dhe në të gjithë Rusinë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Trump: Shtetet e Bashkuara shpenzojnë më shumë para për NATO-n se çdo vend tjetër

Presidenti amerikan, Donald Trump ka dalë me një reagim së fundmi në rrjetet sociale lidhur me NATO-n. Trump në postimin e tij “Truth Social” shkruan...
15:04 | 02/07/2026

Tragjedi në Tajlandë, 11-vjeçari drejton një kamionçinë drejt budistëve në një pelegrinazh, vriten 8 murgj

Tetë murgj budistë u vranë dhe më shumë se 20 persona u plagosën kur një kamionçinë e drejtuar nga një djalë 11-vjeçar u përplas me...
14:31 | 02/07/2026

Turqia prezanton qendrën e saj të re ushtarake, çfarë synon projekti

Turqia do të prezantojë qendrën e saj të re ushtarake të gjeneratës së ardhshme, Shtabin e Përbashkët “Ay Yildiz” (Gjysmëhënë dhe Yll), gjatë samitit të...
14:18 | 02/07/2026