Rusia nuk do të tërhiqet nga Ukraina Jugore, thotë diplomati rus

9 Korrik 2022 | 20:10

Ambasadori i Rusisë në Londër, Andrei Kelin tha se nuk ka të ngjarë që forcat ruse do të tërhiqen nga territoret në jug të Ukrainës.

Kelin u shpreh ushtarët ukrainas do të largohen nga Donbasi dhe shtoi se Rusia do ta çlirojë këtë rajon, shkruan Reuters.

“Ne do të çlirojmë të gjithë Donbasin. Sigurisht që është e vështirë të parashikohet tërheqja e forcave tona nga pjesa jugore e Ukrainës”, theksoi ai.

Ambasadori Kelin nënvizoi se Perëndimi nuk i ka kuptuar shkaqet e vërteta të konfliktit dhe kishte injoruar shqetësimet e Rusisë.

Pak ditë më parë, presidenti rus Vladimir Putin paralajmëroi Ukraninën se duhet të pranojë shpejt kushtet e Rusisë ose të përgatitet për më të keqen.

Kremlini ka kërkuar më parë që Kievi të njohë sovranitetin rus mbi Gadishullin e Krimesë, të cilin e aneksoi në vitin 2014, si dhe të njohë pavarësinë e rajoneve separatiste të mbështetura nga Moska në Ukrainën lindore.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Merz do të propozojë Steffen Bilger si ministër të ri të transportit

Kancelari gjerman Friedrich Merz do të propozojë që drejtori konservator parlamentar Steffen Bilger të zëvendësojë Patrick Schnieder si ministër i transportit, si pjesë e një...
20:40 | 26/07/2026

Mali i Olimpit shtohet në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s

UNESCO ka përfshirë malin Olimp të Greqisë në Listën e Trashëgimisë Botërore, duke njohur malin më të lartë të vendit për vlerën e tij të...
19:38 | 26/07/2026

Sulmet ruse në disa rajone të Ukrainës, 8 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur

Të paktën tetë persona u vranë dhe dhjetëra të tjerë u plagosën nga sulmet ruse në disa rajone të Ukrainës gjatë 24 orëve të fundit....
17:45 | 26/07/2026