Rusia nxjerr ”listën e zezë” të rusofobisë, cilët janë zyrtarët e përfshirë?
Ministria e Jashtme e Rusisë ka publikuar së fundmi një seksion të ri në faqen e saj zyrtare, të titulluar “Shembuj të manifestimit të rusofobisë”, që përmbledh deklarata të politikanëve dhe zyrtarëve të lartë nga 25 vende dhe dy organizata ndërkombëtare Bashkimi Europian dhe NATO.
Në listën prej 150 citimesh për periudhën 2024–2025 përfshihen emra të njohur të politikës botërore, ndër ta presidenti amerikan Joe Biden, presidenti francez Emmanuel Macron, presidenti italian Sergio Mattarella dhe ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg.
Dokumenti nuk përfaqëson një listë ndëshkuese formale, por synon të denoncojë publikisht ato që Moska i konsideron si “shpërthime rusofobe”, kryesisht në kontekstin e kritikave ndaj agresionit rus në Ukrainë. Në hyrje të listës, Ministria e Jashtme ruse shpreh shqetësim për “gjuhën e urrejtjes” që sipas saj vjen nga elitat perëndimore dhe “regjimi i Kievit”, në kundërshtim – siç pretendohet – me rezolutat ndërkombëtare.
Në katalog janë përfshirë citime nga figura si Joe Biden, i cili në një intervistë për CNN e quajti Vladimir Putinin “kriminel lufte”, si dhe deklarata të ish-ministrit amerikan të Mbrojtjes Lloyd Austin, ish-ministres së Jashtme gjermane Annalena Baerbock, presidentit të Republikës Çeke Petr Pavel, dhe presidentit grek Katerina Sakellaropoulou. Ursula von der Leyen dhe Kaja Kallas janë gjithashtu mes zyrtarëve të BE-së të përfshirë, me Kallas që citohet shtatë herë.
Presidenti italian Sergio Mattarella përmendet dy herë, një herë për fjalimin në Marsejë dhe herën tjetër për deklaratën e mbajtur në 80-vjetorin e Betejës së Montecassino-s. Në listë është përfshirë edhe një gafë, ku ish-ministri i Jashtëm francez Stéphane Séjourné identifikohet gabimisht si italian.
Një mungesë domethënëse është Donald Trump, ndërsa nga SHBA përmendet vetëm senatori Lindsey Graham, për një koment ndaj Vladimir Putinit. Mungon gjithashtu Britania e Madhe, ndonëse Moska e ka kritikuar shpesh Londrën në deklarata zyrtare, duke sugjeruar se mund të jetë në përgatitje një seksion i posaçëm.
Publikimi është bërë vetëm në gjuhën ruse, edhe pse faqja e Ministrisë është dygjuhëshe, çka nënkupton se ky katalog synon kryesisht publikun e brendshëm rus. Në disa raste theksohet se qëllimi nuk është identifikimi i personave, por i fjalëve të tyre, që konsiderohen si shembuj të qartë të rusofobisë.
Deri tani, Italia është i vetmi vend që ka protestuar zyrtarisht kundër këtij publikimi. Ministria e Jashtme italiane e ka konsideruar përfshirjen e presidentit Mattarella si të papranueshme dhe në kundërshtim me frymën e marrëdhënieve ndërkombëtare.
LEXONI GJITHASHTU:
Përfundon me një të vdekur pengmarrja në një bankë në Gjermani, arrestohet autori
Trump: SHBA do ta mbajë Iranin përgjegjës nëse Huthitë sulmojnë anijet
Nafta kalon 100 dollarë për fuçi, tensionet në Lindjen e Mesme tronditin tregjet
- 18:35 I moshuari humb jetën në liqenin e Pogradecit, dyshohet se pësoi infarkt sapo hyri në ujë (VIDEO)
- 18:29 Ngërçi politik, Vetëvendosje pret marrëveshje me LDK para konstituimit të Kuvendit
- 18:26 Përfundon me një të vdekur pengmarrja në një bankë në Gjermani, arrestohet autori
- 18:10 57% e shqiptarëve thonë se të ardhurat u mjaftojnë vetëm për nevojat minimale
- 18:04 “Reshje dhe shtrëngata të forta të premten”, Bashkia Himarë del me njoftim zyrtar
- 17:55 Trump: SHBA do ta mbajë Iranin përgjegjës nëse Huthitë sulmojnë anijet