Rusia redukton më tej furnizimin me gaz për Europën

26 Korrik 2022 | 08:11

Kompania shtetërore ruse Gazprom tha se do të shkurtojë edhe më tej furnizimet ditore të gazit përmes gazsjellësit Nord Stream 1 në Gjermani.

Kompania përmendi si shkak “gjendjen teknike” të një turbine tjetër në tubacion dhe tha se nga 27 korriku do të ndalojë funksionimin e saj.

Kjo do të shkaktonte rënien në 33 milionë metra kub gaz në ditë – gjysma e sasisë aktuale.

Gazprom rifilloi rrjedhën e gazit përmes Nord Stream 1 javën e kaluar pas një ndërprerjeje 10-ditore për arsye mirëmbajtjeje. Rusia tha se ishte e detyruar të ulte volumin për shkak të kthimit të vonuar të një turbine që po rregullohej në Kanada.

Gjermania shprehet se reduktimet nuk janë të nevojshme për çështje teknike, por janë ndëshkim për vendosjen e sanksioneve të ashpra të BE-së ndaj Rusisë për pushtimin e Ukrainës.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Netanyahu mohon pretendimet: SHBA nuk ka kufizuar operacionet tona në Liban

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka mohuar raportimet se Shtetet e Bashkuara kanë kufizuar operacionet ushtarake të Izraelit në Liban, duke i cilësuar ato si të...
19:08 | 05/07/2026

Shpërthen sërish vullkani Etna, ndërpriten fluturimet në Siçili

Vullkani Etna në Siçili shpërtheu sërish të dielën, duke nxjerrë një re të madhe hiri vullkanik dhe duke shkaktuar kufizime në fluturimet e aeroportit të...
18:41 | 05/07/2026

Polonia deklasifikon ndihmën ushtarake për Ukrainën

Polonia do të deklasifikojë të gjitha informacionet mbi ndihmën ushtarake dhe mbrojtëse të dhënë Ukrainës gjatë periudhës 2022-2026, njoftoi ministri i Mbrojtjes, Wladyslaw Kosiniak-Kamysz. Sipas...
18:39 | 05/07/2026