Rusia rihap gazsjellësin për në Evropë
Rusia më 21 korrik riktheu furnizimet kritike të gazit në Evropë përmes Gjermanisë, duke rihapur gazsjellësin Nord Stream 1, dhjetë ditë pasi ky gazsjellës u mbyll për t’iu nënshtruar mirëmbajtjes.
Por, dërgesat e gazit pritet që të jenë në sasi më të vogël sesa kapaciteti i këtij gazsjellësi.
Pas rritjes së tensioneve për shkak të luftës së Rusisë në Ukrainë, zyrtarët gjermanë kishin shprehur frikën se gazsjellësi Nord Stream 1, që ishte i mbyllur që nga 11 korriku për mirëmbajtje të rregullt vjetore, mund të mos rihapej fare, raporton Radio Evropa e Lirë.
Operatori i gazsjellësit, AG, tha se në mëngjesin e 21 korrikut rinisën dërgesat e gazit, por sasia e furnizimeve do të marrë kohë që të rritet.
Kreu i rregullatorit të rrjetit të Gjermanisë, Klaus Mueller, tha se kompania shtetërore ruse, Gazprom, ka njoftuar se dërgesat më 21 korrik do të jenë rreth 30 për qind të kapacitetit të gazsjellësit.
Nord Stream 1 është burimi kryesor i gazit rus për Gjermaninë dhe përbën rreth një të tretën e furnizimeve me gaz të ekonomisë më të madhe në Evropë.
Protestat përfshijnë Gjermaninë plot tensione, kundra ekstremit të djathtë,! Çfarë dimë dei tani
Protesta në Francë, kërkohet reformë e thellë në luftën kundër dhunës seksuale
Misteri i zhdukjes së Yu Ting, takimi i panjohur me dy shqiptarë, një oficer policie në pension dhe një prift
- 22:27 “Arkivoli në protestë i papranueshëm!” Çipa: Simbolikat me vdekje janë të rrezikshme!
- 22:15 “Ramës ja uruan ditëlindjen protestuesit!”Briseida Çakërri: Duket protestë paqësore edhe pse thanë se do eskalojë
- 22:08 Arkivoli në protestë, Balla tregon kush e solli dhe sulmon Berishën: E ka bëre 28 vite më parë
- 21:54 Dita e 35-të e protestës, qytetarët, aktivistët dhe diaspora nisin marshimin në rrugët e Tiranës
- 21:44 Avokati i Popullit: Qytetari me kriza shëndetësore të lirohet menjëherë, qëndrimi në qeli rrezikon jetën e tij
- 21:43 Protestat përfshijnë Gjermaninë plot tensione, kundra ekstremit të djathtë,! Çfarë dimë dei tani