Rusia sfidon kërcënimet e Trump: Brenda 50 ditëve ndryshojnë shumë gjëra

15 Korrik 2025 | 08:26

Një zyrtar i lartë i qeverisë ruse ka deklaruar se kërcënimet e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, për vendosjen e tarifave 100 për qind ndaj Rusisë nuk kanë asnjë ndikim mbi qëndrimin e Moskës.

“Nuk na prek aspak,” u shpreh Konstantin Kosachev, nënkryetari i Dhomës së Lartë të Parlamentit rus. “Nëse kjo është e gjitha që tha Trump sot për Ukrainën, atëherë i gjithë presioni është zhdukur.”

Sipas Kosachev, Evropa do të përballet me pasoja gjithnjë e më të mëdha nga mbështetja për Kievin. “Tani do të duhet të paguajë gjithnjë e më shumë, sepse dreka falas ka rezultuar të jetë një kurth për ta,” theksoi ai. Ai akuzoi gjithashtu Shtetet e Bashkuara se janë përfituesit e vetëm të vërtetë të kësaj politike, duke vënë në dukje se industria ushtarake amerikane po korr fitime të mëdha.

“Ukraina mund të vazhdojë të luftojë deri në ukrainasin e fundit,” paralajmëroi Kosachev, duke shtuar se “brenda 50 ditësh mund të ndryshojnë gjërat, si në fushën e betejës ashtu edhe në humorin e vendimmarrësve në SHBA dhe NATO.”

Nga ana tjetër, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, komentoi mbi deklaratat e Trump për furnizimin e Ukrainës me sisteme të mbrojtjes ajrore Patriot. Ai theksoi se dërgesat e armëve amerikane drejt Kievit kanë vazhduar dhe pritet të vazhdojnë edhe më tej.

“Fakti mbetet se furnizimi me armë, municione dhe pajisje ushtarake nga Shtetet e Bashkuara ka vazhduar dhe do të vazhdojë në Ukrainë,” u tha Peskov gazetarëve, kur u pyet mbi komentet e presidentit amerikan.

Trump, i cili sipas mediave amerikane pritet të shpallë një plan të ri për të pajisur Ukrainën me armë mbrojtëse, deklaroi se Shtetet e Bashkuara do të rimbursohen për koston e sistemeve Patriot nga Bashkimi Evropian.

Ndërkohë, Peskov shtoi se Kievi nuk po tregohet i gatshëm për një raund të tretë bisedimesh për paqe, duke theksuar se Moska është e hapur për negociata dhe pret sqarime nga pala ukrainase për një kalendar të mundshëm bisedimesh.

Një ditë më parë, Presidenti Trump paralajmëroi se SHBA do të dërgojë Ukrainës pajisje ushtarake me vlerë miliarda dollarë dhe do të vendosë tarifa 100 për qind ndaj Rusisë, nëse nuk arrihet një marrëveshje për armëpushim brenda 50 ditëve.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

E vërteta e rrëzimit të Concorde, ëndrra supersonike që përfundoi në tragjedinë e 25 korrikut 2000

Si sot 26 vite më parë, në një pasdite të zakonshme korriku në Paris, moti ishte i kthjellët dhe në aeroportin “Charles de Gaulle” rreth...
21:58 | 25/07/2026

Macron premton rindërtimin pas zjarreve në Francë: Shteti do të jetë në terren sa të jetë e nevojshme

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka garantuar se shteti do të jetë i pranishëm për të rindërtuar dhe riparuar zonat e prekura nga zjarret e...
21:48 | 25/07/2026

Spanja dhe Franca në betejë me flakët, zjarret jashtë kontrollit (VIDEO)

Zjarret e fuqishme pyjore kanë përfshirë ditët e fundit Spanjën dhe Francën, duke shkaktuar dëme të mëdha dhe duke detyruar qindra mijëra njerëz të largohen...
20:05 | 25/07/2026