Rusia shfuqizon marrëveshjen bërthamore, Kremlini: SHBA nuk e ratifikuan kurrë

17 Tetor 2023 | 15:33

Rusia ka bërë një tjetër hap mbrapa në rrugën drejt çarmatosjes bërthamore. Duma, siç njihet Dhoma e Deputetëve, aprovoi këtë të martë një draft që shfuqizon ratifikimin e Ndalimit Gjithëpërfshirës të Testeve Bërthamore.

Ligjvënësit ndoqën me përpikëri fjalimin e presidentit rus Vladimir Putin, i cili vazhdimisht ka denoncuar se vendi i tij aprovoi dhe ratifikoi traktatin në vitin 1996, ndërsa Shtetet e Bashkuara nuk e ratifikuan kurrë.

Drafti duhet të aprovohet në dy seanca të mëtejshme dhe më pas në Dhomën e Sipërme të Parlamentit rus.

Shfuqizimi vjen në një kohë kur tensionet mes Rusisë dhe Perëndimit janë rritur për shkak të pushtimit të Ukrainës.

412 deputetë votuan pro dhe asnjë nuk abstenoi pasi 440 anëtarët e Dumës sinjalizuan mbështetjen e tyre për draftin javën e kaluar.

Rusia dhe Shtetet e Bashkuara i ndërprenë testet e tyre bërthamore në vitet ’90 dhe rifillimi i tyre mund të sjellë nisjen e një gare të re armatimesh.

Aktualisht, Koreja e Veriut është vendi i vetëm që ka kryer një test bërthamor që përfshinte një shpërthim.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“I kemi të gjithë në varrim, por nuk do t’i godasim”, Trump deklarata të forta për udhëheqjen iraniane

Donald Trump ka bërë deklarata të forta për Axios, duke folur për zhvillimet në Iran dhe marrëdhëniet me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu. Sipas tij, gjatë...
20:45 | 04/07/2026

Protesta në Francë, kërkohet reformë e thellë në luftën kundër dhunës seksuale

Shoqatat feministe dhe të mbrojtjes së fëmijëve duan njohjen e “natyrës sistemike” të dhunës seksuale dhe një “ligj gjithëpërfshirës” për ta luftuar atë, në vend...
20:25 | 04/07/2026

Le Pen në gjyq vendimtar në Paris, rrezikon përjashtimin nga gara presidenciale e 2027!

Marine Le Pen do të përballet të martën me një nga momentet më vendimtare të karrierës së saj politike, teksa Gjykata e Apelit në Paris...
18:48 | 04/07/2026