“Rusia shkeli hapësirën ajrore” – Polonia nis të aktivizojë avionët ushtarakë
Rusia ka nisur sulmet ajrore në rajonin perëndimor të Ukrainës, Lviv.
Pikërisht sulmi në Ukrainën perëndimore, me raketa që fluturonin afër Polonisë, i shtyu forcat e armatosura polake të “aktivizonin aeroplanët” për të garantuar sigurinë e hapësirës ajrore pranë kufirit të saj, sipas mediave të huaja.
Forcat e armatosura të Polonisë shkruan në rrjetin social X: “Komanda Operacionale e forcave të armatosura po vëzhgon sonte aktivitetet intensive të aviacionit me rreze të gjatë të Federatës Ruse, që kanë të bëjnë me sulmet ajrore dhe raketore ndaj objekteve të vendosura në territorin e Ukrainës”.
“Të gjitha procedurat e nevojshme për të garantuar sigurinë e hapësirës ajrore polake janë nisur dhe po monitorohet situata në mënyrë të vazhdueshme”.
“Ne paralajmërojmë se aeroplanët polakë dhe aleatë janë aktivizuar, gjë që mund të rezultojë në rritje të niveleve të zhurmës, veçanërisht në pjesën juglindore të vendit”.
Kryetari i bashkisë së Lviv, tha në Telegram se nuk kishte sulme në qytet, por rreth 20 raketa dhe shtatë drone sulmuese synonin “infrastrukturën kritike” në rajon.
LEXONI GJITHASHTU:
Gjermania prezanton paketën e reformave, ulje taksash dhe ndryshime në pensione e tregun e punës
Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor, KE: Afat deri më 15 korrik për raportimin
Zbulohet një rrjet ndërkombëtar që drogonin dhe abuzonin me disa gra, 8 të arrestuar në Britani
- 22:49 “Më shumë se futboll”: Bosnja para ndeshjes historike me SHBA-në
- 22:47 Parashikimi i Maradonës në vitin 2018: Në Kupën e Botës 2026, amerikanët do të copëtojnë ndeshjet në katër pjesë për reklamat!
- 22:39 Rama shpërndan deklaratën e avokatit: Një hap konstruktiv, nuk kemi kohë të humbim me BE-në! Protesta duhet të dialogojë me qeverinë
- 22:37 ‘Peshkaqenët blu’ të Botërorit, pse Kepi i Gjelbër është surpriza më e bukur e eventit?
- 22:33 Statistika: Jo vetëm cilësi, por edhe sasi, Olise është lojtari që ka përshkuar më shumë kilometra në ekipin e Francës
- 22:25 Gjermania prezanton paketën e reformave, ulje taksash dhe ndryshime në pensione e tregun e punës