Rusia shqyrton mbylljen e plotë të aplikacionit WhatsApp

28 Nëntor 2025 | 19:29

Rusia tha të premten se po e shqyrton ndalimin e shërbimit të njohur për dërgimin e mesazheve, WhatsApp, duke e akuzuar atë se ka dështuar ta parandalojë krimin.

Ky kërcenim vjen pasi Moska po bën përpjekje t’i shtyjë rusët të kalojnë në shërbime digjitale të mbështetura nga shteti.

Rusia ua kishte bllokuar përdoruesve mundësinë për të bërë thirrje në WhatsApp në gusht, si pjesë e një goditjeje më të gjerë ndaj rrjeteve sociale në pronësi perëndimore.

Këto veprime, sipas kritikëve, kanë për qëllim t’i detyrojnë rusët të përdorin platformat vendase.

Në një komunikatë, mbikëqyrësi rus i komunikimeve, Roskomnadzor, tha se WhatsApp po përdorej për “të organizuar dhe kryer akte terroriste në vend, për të rekrutuar autorë, si dhe për mashtrime dhe krime të tjera kundër qytetarëve tanë”.

“Nëse ai nuk i përmbahet legjislacionit rus, do të bllokohet plotësisht”, thuhet në deklaratë.

Gjiganti amerikan i teknologjisë Meta, i cili zotëron WhatsApp-in, nuk ka komentuar ende.

WhatsApp është një nga dy shërbimet më të njohura për dërgimin e mesazheve në Rusi, krahas Telegramit.

Moskës kërkon nga këto dy platforma t’i japin asaj qasje në të dhëna sipas kërkesës së organeve të rendit, për hetime mashtrimesh dhe për aktivitetet që Rusia i përshkruan si “terroriste”.

Mbrojtësit e të drejtave të njeriut druhen se kjo do ta zgjeronte shtetin mbikëqyrës në Rusi dhe mund të përdoret për të shënjestruar kritikët e Kremlinit, presidentit Vladimir Putin ose luftës në Ukrainë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS

Gazetari Reldar Dedaj i ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me mocionin e dorëzuar në Asamblenë...
22:16 | 17/07/2026

“PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me situatën në Partinë Demokratike....
21:45 | 17/07/2026

Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti

Anëtarja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Ilirjana Kuçana e ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur...
21:28 | 17/07/2026