Rusia shtet terrorist, Këshilli i Evropës kërkon ngritjen e gjykatës për krime lufte
Në një sesion historik, asambleja parlamentare e Këshillit të Evropës, APKE, u bëri thirrje 46 vendeve anëtare të njohin Rusinë si shtet që sponsorizon terrorizmin.
Rezoluta u miratua me 99 vota pro dhe një abstenim, pak minuta pas një fjalimi emocional të mbajtur nga presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky.
“Rusia përdor vetëm gjuhën e terrorit. Ky është një fakt i cili duhet të pranohet në të gjitha nivelet, politik, gjyqësor dhe në fushën e betejës, duke mbështetur kapacitetet mbrojtëse të Ukrainës. Jam i kënaqur që APKE mund të bëhet organizata e parë ndërkombëtare që e përcakton Rusinë si shtet terrorist”, tha Zelensky.
Rezoluta, që bën gjithashtu thirrje për ngritjen e një gjykate ndërkombëtare për të trajtuar krimet ruse të luftës, përbën një shuplakë në fytyrë për strategjinë e Kremlinit.
“Për këtë duhet të pyesni presidentin Putin. Për mendimin tim, në këto momente ai nuk mund të thotë se çliroi popullsinë rusisht folëse të Donbasit, se këta njerëz tani mund të ndihen të sigurt dhe mbi të gjitha, se Rusia mbështetet nga një numër i madh qytetarësh pro-rusë në jug të Ukrainës”, u shpreh Andrey Kortunov, drejtor i përgjithshëm i Këshillit Rus të Punëve të Jashtme.
Asambleja e mbajtur në Strasburg kërkoi gjithashtu që negociatat e paqes të zhvillohen vetëm në bazë të kushteve të Ukrainës.
LEXONI GJITHASHTU:
Netanyahu mohon pretendimet: SHBA nuk ka kufizuar operacionet tona në Liban
Shpërthen sërish vullkani Etna, ndërpriten fluturimet në Siçili
Polonia deklasifikon ndihmën ushtarake për Ukrainën
- 22:10 Dita e 36-të, nis marshimi i qytetarëve në rrugët e Tiranës
- 22:07 Zjarri në Drizë dhe Peshtan vihet nën kontroll pas mbi 9 orësh operacion, u evakuuan përkohësisht 7 familje
- 21:50 “Mund të anulohet samiti i NATO-s në Shqipëri në 2027 prej buxhetit?” Profesor Shala jep shpjegimin
- 21:41 “Arrestime, investime miliardëshe..”, gazetari: Ankaraja e blinduar për Samitin e NATO-s, Trump do pritet me një delegacion të madh
- 21:05 Riorganizimi i Qendrës së Mjekësisë Familjare, institucioni: Nuk ndryshon shërbimi për pacientët
- 21:03 Samiti i NATO-s më 7-8 korrik, Meçollari: Shqipëria nuk plotëson kriteret e NATO-s për buxhetin, harxhuam më pak