Rusia sulmon me raketa Kievin, raportohet për disa të plagosur

21 Mars 2024 | 09:00

Kryetari i Bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko, tha se dhjetë persona, përfshirë një vajzë 11-vjeçare u plagosën, teksa mbrojtja ajrore ukrainase zmbrapsi një sulm masiv me raketa ndaj kryeqytetit ukrainas mëngjesin e 21 marsit.

Forcat Ajrore ukrainase thanë përmes një postimi në Telegram se sistemet e mbrojtjes ajrore mëngjesin e 21 marsit rrëzuan 31 raketa ruse që po shënjestronin Kievin.

“Armiku sulmoi Kievin me dy raketa balistike të llojit Iskander-M dhe me 29 raketa lundruese të llojit Kh-101”, u tha në njoftim.

“Të gjitha raketat e armikut u rrëzuan në rajonin e Kievit”, thanë Forcat Ajrore ukrainase, shkruan REL.

Klitschko tha se dy prej të plagosurve në kryeqytetin ukrainas janë hospitalizuar, ndërkaq të tjerët kanë marrë ndihmën e nevojshme në vendin e ngjarjes.

Autoritetet e qytetit raportuan për shkatërrime në disa qarqe të Kievit si rezultat e copëzave të raketave të shkatërruara që ranë. Veçmas, sipas autoriteteve në Kiev, është dëmtuar një ndërtesë banimi në qarkun Shevçenik, e cila u përfshi nga zjarri. Banorët e këtij qarku janë evakuuar, thanë zyrtarët.

Rusia ka nisur pushtimin e Ukrainës në shkurt të vitit 2022. Kievi së fundi po përballet me mungesë të municioneve dhe armëve të avancuara, përderisa po vazhdon t’iu bëjë thirrje aleatëve që t’i dërgojnë më shumë ndihma ushtarake me qëllim që të përballet me forcat ruse.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump

Bllokada detare e ushtrisë amerikane ndaj anijeve që shkojnë dhe vijnë nga portet iraniane rifilloi në afatin e fundit në orën 4 pasdite sipas kohës...
22:21 | 14/07/2026

Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Kazem Gharibabadi tha të martën se Teherani “nuk ka detyrime” ndaj marrëveshjes 14-pikëshe me SHBA-në që u arrit muajin e kaluar. “Thelbi...
22:18 | 14/07/2026

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734

Numri i të vdekurve nga tërmetet e njëpasnjëshme të muajit të kaluar në Venezuelë u rrit në 4,734, tha të martën Presidenti i Asamblesë Kombëtare...
21:44 | 14/07/2026