Rusia synon ta shpallë lëvizjen LGBT si ekstremiste
Ministria ruse e Drejtësisë e ka dorëzuar një mocion në Gjykatën Supreme të vendit për t’i ndaluar aktivitetet e asaj që e quan “lëvizje publike ndërkombëtare LGBT” dhe synon tshpallë atë si ekstremiste.
Ende është e paqartë nëse deklarata e ministrisë i referohet komunitetit LGBT (homoseksual, biseksual, transgjinor, ndërgjinor) si tërësi, apo organizatave specifike.
Në të është thënë se lëvizja ka treguar shenja të “aktivitetit ekstremist”, përfshirë nxitjen e “mosmarrëveshjeve sociale dhe fetare”.
Ndalesa mund ta bëjë komunitetin LGBT të cenueshëm ndaj gjyqeve penale.
Shpallja e një individi apo grupi si ekstremist, është përdorur në të kaluarën nga autoritetet ruse kundër organizatave për të drejta të njeriut dhe grupeve opozitare sikurse ajo e Aleksei Navalnyt, aktualisht në burg.
Gjykata Supreme duhet të japë vendim për mocionin deri më 30 nëntor.
Ndalesa e bën të pamundshme për organizatat LGBT që të operojnë dhe i vendosin aktivistët dhe punëtorët në rrezik të përndjekjes penale, ka thënë Moscow Ttimes, duke i cituar disa aktivistë LGBT, brenda Rusisë.
Analistët kanë sugjeruar se vendimi është populist, dhe i menduar për të fituar sa më shumë vota, para zgjedhjeve presidenciale të vitit të ardhshëm.
Presidenti aktual, Vladimir Putin, pritet ta fitojë edhe një mandat të pestë si president, ndonëse ende nuk e ka shpallur kandidaturën zyrtarisht.
Rusia nën Putinin e ka shtypur aktivizmin për komunitetin LGBT, të cilin ai e sheh si pjesë të sulmeve të Perëndimit ndaj “vlerave tradicionale ruse”.
LEXONI GJITHASHTU:
“I kemi të gjithë në varrim, por nuk do t’i godasim”, Trump deklarata të forta për udhëheqjen iraniane
Protesta në Francë, kërkohet reformë e thellë në luftën kundër dhunës seksuale
Le Pen në gjyq vendimtar në Paris, rrezikon përjashtimin nga gara presidenciale e 2027!
- 22:27 “Arkivoli në protestë i papranueshëm!” Çipa: Simbolikat me vdekje janë të rrezikshme!
- 22:15 “Ramës ja uruan ditëlindjen protestuesit!”Briseida Çakërri: Duket protestë paqësore edhe pse thanë se do eskalojë
- 22:08 Arkivoli në protestë, Balla tregon kush e solli dhe sulmon Berishën: E ka bëre 28 vite më parë
- 21:54 Dita e 35-të e protestës, qytetarët, aktivistët dhe diaspora nisin marshimin në rrugët e Tiranës
- 21:44 Avokati i Popullit: Qytetari me kriza shëndetësore të lirohet menjëherë, qëndrimi në qeli rrezikon jetën e tij
- 21:43 Protestat përfshijnë Gjermaninë plot tensione, kundra ekstremit të djathtë,! Çfarë dimë dei tani