Rusia synon të largohet nga OSBE-ja

14 Shkurt 2024 | 09:27

Parlamenti rus do të votojë më 21 shkurt për pezullimin e pjesëmarrjes së shtetit në Asamblenë Parlamentare të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), tha kreu i Dumës ruse, Vyacheslav Volodin.

OSBE-ja, që ka 57 anëtarë përfshirë Ukrainën, Shtetet e Bashkuara dhe Rusinë, është pasardhëse e një organizate gjatë epokës së Luftës së Ftohtë, ku angazhoheshin fuqitë perëndimore dhe sovjetike.

Që nga nisja e pushtimit rus të Ukrainës në shkurt të vitit 2022, OSBE-ja gjerësisht është paralizuar nga përdorimi i vetos nga Rusia.

“Është koha t’i themi lamtumirë Asamblesë Parlamentare të OSBE-së”, tha Volodin gjatë një takimi në Dumë, dhomën e ulët të Parlamentit rus, sipas njoftimit në ueb-faqen e Dumës.

“Organizata ka mungesë të pavarësisë, është e politizuar dhe kërcen sipas muzikës së Uashingtonit. Por, më e keqja në këtë situatë është se edhe ne paguajmë para dhe ne jemi një prej lojtarëve më të mëdhenj”.

Dy dhomat e Parlamentit rus pritet të votojnë për pezullimin e pjesëmarrjes dhe ndalimit të pagesave nga Moska për OSBE-në, tha Volodin.

Me partinë Rusia e Bashkuar – parti në pushtet që mbështet presidentin Vladimir Putin – që ka shumicën në Parlament, rezoluta për pezullimin e pjesëmarrjes në OSBE pritet të miratohet.

Duma po ashtu tha se po shqyrtohet mundësia që Rusia të largohet nga organizata të tjera ndërkombëtare, por nuk saktësoi se për çfarë organizatash bëhet fjalë.

Ukraina dhe aleatët e Baltikut, që janë fqinj të Rusisë, kanë refuzuar të marrin pjesë në takimin vjetor të ministrat të Jashtëm të OSBE-së që u mbajt fundin e vitit të kaluar, për shkak se në mbledhje mori pjesë ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tërmetet në Venezuelë, rritet në 1,450 numri i viktimave. 3,150 persona janë plagosur

Të paktën 1,450 persona janë konfirmuar të vdekur pas dy tërmeteve që tronditën Venezuelën javën e kaluar, sipas Presidentit të Asamblesë Kombëtare Jorge Rodriguez në...
20:22 | 28/06/2026

Tentoi t’i arratisej policisë, shoferi përplaset me makinën që priste në semafor. 2 të vdekur dhe 1 i plagosur në Barcelonë

Një aksident i rëndë u regjistrua këtë të diele në Barcelonë, kur dy persona humbën jetën dhe një tjetër u plagos. Shoferi i njërit mjet...
18:54 | 28/06/2026

Trump kontrollon projektet e rinovimit në Uashington

Presidenti amerikan, Donald Trump kontrolloi disa nga projektet e tij të rinovimit në Uashington DC të dielën në mëngjes, duke filluar me një shëtitje në...
18:20 | 28/06/2026