Rusia teston raketën balistike ndërkontinentale: Rezultoi me sukses
Njësia e raketave strategjike ruse ka kryer me sukses testet e raketës së avancuar balistike ndërkontinentale “RS28-Sarmat”, njoftoi sot komandanti i kësaj njësie, Sergei Karakayev.
“Njësia Strategjike e Raketave vazhdon të forcojë sistemet e saj të avancuara të raketave. Sistemi i lëvizshëm i raketave tokësore Yars gjithashtu performoi mirë gjatë testimit,” citoi Ministria e Mbrojtjes.
Njësia strategjike ruse kreu më shumë se 550 marshime gjatë stërvitjes këtë vit, nga të cilat më shumë se 50 për qind u kryen gjatë natës, shtoi komandanti rus.
Raketa ruse RS-28 Sarmat i përket gjeneratës së fundit të raketave balistike ndërkontinentale në Rusi.
Është një sistem i avancuar rus me një raketë balistike ndërkontinentale me lëndë djegëse të lëngshme.
Pesha e raketës është rreth 200 tonë, dhe diapazoni maksimal i fluturimit është 18,000 kilometra.
LEXONI GJITHASHTU:
Netanyahu mohon pretendimet: SHBA nuk ka kufizuar operacionet tona në Liban
Shpërthen sërish vullkani Etna, ndërpriten fluturimet në Siçili
Polonia deklasifikon ndihmën ushtarake për Ukrainën
- 22:10 Dita e 36-të, nis marshimi i qytetarëve në rrugët e Tiranës
- 22:07 Zjarri në Drizë dhe Peshtan vihet nën kontroll pas mbi 9 orësh operacion, u evakuuan përkohësisht 7 familje
- 21:50 “Mund të anulohet samiti i NATO-s në Shqipëri në 2027 prej buxhetit?” Profesor Shala jep shpjegimin
- 21:41 “Arrestime, investime miliardëshe..”, gazetari: Ankaraja e blinduar për Samitin e NATO-s, Trump do pritet me një delegacion të madh
- 21:05 Riorganizimi i Qendrës së Mjekësisë Familjare, institucioni: Nuk ndryshon shërbimi për pacientët
- 21:03 Samiti i NATO-s më 7-8 korrik, Meçollari: Shqipëria nuk plotëson kriteret e NATO-s për buxhetin, harxhuam më pak