Yjet që bien e ngrihen në Katar, Doha mirëpret Kampionatin Botëror të Futbollit

18 Nëntor 2022 | 16:47

Një kampionat qe do ti jap fund disa prej legjendave te futbollit, por një event ku të tjerë yje do te lindin. Të dielën sytë tanë janë në Doha pasi nis Kampionati Botëror i Futbollit. Një nga risit është edhe fakti se ne 8 stadiumet ndalohet shitja e alkoolit.

Një nga eventet më të bukura futbollistike nis këtë të diel në Katar, e bëhet fjalë për Kampionatin Botëror të Futbollit. Ndeshjet në të gjitha kampionatet e tjera  janë pezulluar pasi  për gjatë 29 ditëve, tridhjetë e dy ekipe përgatiten për 64 ndeshje. Pavarësisht polemikave rreth Katarit 2022, presidenti i FIFA Gianni  Infantino beson se turneu do t’i afrojë njerëzit.

“Ne nuk duhet të harrojmë mesazhin kyç, që është për unitetin, për futbollin që bashkon botën, njerëzit, ndërton ura. Të gjithë ata që e duan futbollin, që janë pjesë e një ekipi, që janë pjesë e grupeve të tifozëve, kush është pjesë e entuziazmit e di që futbolli ka këtë magji unike të bashkimit të njerëzve”- thotë Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino.

Katari 2022 do të jetë performanca e fundit e  legjendave të futbollit, Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo. Ndërsa  Francezi Kylian  Mbappé, ylli i kampionatit të Shkuar mund të krahasohet me të madhin brazilian, Pelé, duke u bërë kampion në dy Botërorët e tij të parë.

Me tifozët nga e gjithë bota që vërshojnë rrugëve, tashmë të gjithë sytë do të kthehen nga Doha, ku kombëtarja e Katarit hap turneun me një ndeshje kundër Ekuadorit të dielën.

“Ndërtesa emocionuese në Doha, vendasit e kanë pritur këtë për më shumë se dymbëdhjetë vjet. Popullsia e Katarit tani është vetëm rreth 2 milionë. Kjo është dukshëm më e lartë tani dhe ne nuk e kemi pasur ende fillimin. Këtu ku jam në kryeqytetin e vendit, shumë ndërtesa janë të mbuluara me flamuj të vendeve pjesëmarrëse dhe shumë murale të lojtarëve.

Është një vepër arti futbollistike këtu në Doha. Mbi 3,5 miliardë njerëz e ndoqën Kupën e Botës i në Rusi në 2018. Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, tha muajin e kaluar se pret rreth 1,5 miliardë të tjerë për ta parë kampionatin  këtu në Katar. Ka kaq shumë surpriza  për të parë nëse kombi i vogël pritës mund të arrijë suksesin”- tha Sam Ashoo, për Euronews në Doha.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Netanyahu mohon pretendimet: SHBA nuk ka kufizuar operacionet tona në Liban

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka mohuar raportimet se Shtetet e Bashkuara kanë kufizuar operacionet ushtarake të Izraelit në Liban, duke i cilësuar ato si të...
19:08 | 05/07/2026

Shpërthen sërish vullkani Etna, ndërpriten fluturimet në Siçili

Vullkani Etna në Siçili shpërtheu sërish të dielën, duke nxjerrë një re të madhe hiri vullkanik dhe duke shkaktuar kufizime në fluturimet e aeroportit të...
18:41 | 05/07/2026

Polonia deklasifikon ndihmën ushtarake për Ukrainën

Polonia do të deklasifikojë të gjitha informacionet mbi ndihmën ushtarake dhe mbrojtëse të dhënë Ukrainës gjatë periudhës 2022-2026, njoftoi ministri i Mbrojtjes, Wladyslaw Kosiniak-Kamysz. Sipas...
18:39 | 05/07/2026