Rusia thotë se avionët luftarakë britanikë iu afruan kufirit të saj

26 Qershor 2023 | 20:25

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha se ngriti në ajër dy avionë luftarakë pasi avionët luftarakë britanikë iu afruan kufirit rus mbi Detin e Zi.

“Kur avionët luftarakë rusë u afruan, avionët e huaj luftarakë u kthyen dhe u distancuan nga kufiri me Rusinë”, tha ministria përmes një njoftimi.

Sipas ministrisë ruse në këtë ngjarje u përfshin dy avionë britanikë të llojit Tayphoon, që ishin të shoqëruar nga një avion zbulimi i llojit RC-135.

“Avionët rusë u kthyen në bazën e tyre ajrore. Nuk kishte shkelje të kufirit rus”, tha ministria.

Incidentet ku kanë qenë të përfshirë avionët rusë dhe perëndimorë janë shpeshtuar muajve të fundit mbi Detin e Zi dhe Detin Baltik, në kohën kur Moska po vazhdon luftën në Ukrainë.

Në maj, Moska tha se pengoi katër bombardues strategjikë amerikanë mbi Detin Baltik në dy incidente të ndara, që ndodhën brenda një jave.

Rusia po ashtu ngriti në ajër avionët e saj për të penguar avionët francezë, gjermanë dhe polakë.

Në prill, një dron i ushtrisë amerikane i llojit MQ-9 u rrëzua në Detin e Zi pas një konfrontimi.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti i Hungarisë firmos amendamentin, i jep fund mandatit të tij

Presidenti hungarez Tamas Sulyok ka firmosur këtë të shtunë amendamentin kushtetues i cili i jep fund presidencës së tij. Legjislacioni ishte pjesë e përpjekjes së...
20:54 | 18/07/2026

Zohran Mamdani shqyrton arrestimin e Netanyahut nëse viziton Nju Jorkun për Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së

Kryetari i bashkisë së Nju Jorkut, Zohran Mamdani, tha të shtunën se administrata e tij po shqyrton nëse ka autoritetin ligjor për të arrestuar kryeministrin...
20:45 | 18/07/2026

Komanda Qendrore e SHBA-së: Dy ushtarë amerikanë kanë vdekur dhe një tjetër është zhdukur pas një sulmi në Jordani

Dy ushtarë amerikanë u vranë në Jordani të premten, ndërsa mbronin sulmet me raketa balistike dhe dronë nga Irani, tha Komanda Qendrore e SHBA-së (CENTCOM)...
20:30 | 18/07/2026